Debat per impaktin e kerkimit shkencor ne shoqeri

Debat per impaktin e kerkimit shkencor ne shoqeri

Shoqata Europiane e Universiteteve (EUA) organizon në 16-17 prill konferencën “Universitetet Europiane në Hulumtim dhe Inovacion: Njerëzit, politikat dhe partneriteti”

Rankimet e universiteteve më të mira në botë kanë kryesisht si kriter kryesor hulumtimin shkencor. Shoqata e Universiteteve Europiane, organizmi më përfaqësues i universiteteve nga gjithë vendet e BE-së shtron në tryezën e debatit pyetjen “sa impakt ka hulumtimi në jetën e njerëzve?”, një pyetje që ngre pikëpyetje dhe pret përgjigje. Pikërisht këto përgjigje kërkon tryeza e debatit dyditor që do të mbahet në Belgjikë dhe ku do të marrin pjesë dhe përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së.

Më shumë se 400 liderë universitarë dhe përfaqësues të Komisionit Europian për sektorin e arsimit të lartë do të mblidhen më 16 dhe 17 prill, në konferencën vjetore të Shoqatës Europiane të Universiteteve (EUA). Konferenca titullohet “Universitetet Europiane në Hulumtim dhe Inovacion: Njerëzit, politikat dhe partneriteti” dhe do të organizohet nga Universiteti i Antwerp në Belgjikë. Gjatë ditëve të zhvillimit, kjo konferencë pritet që të shqyrtojë rolin e kërkimit dhe inovacionit dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Shoqata është organizatë përfaqësuese e universiteteve europiane dhe gjithashtu e konferencës së rektorëve dhe është zëri kryesor i komunitetit të arsimit të lartë në Europë. Misioni i saj është që të promovojë zhvillimin e një sistemi koherent të arsimit të lartë europian dhe të kërkimit. Asambleja e përgjithshme e EUA-s do t’i paraprijë konferencës për të zgjedhur një president të ri dhe pesë anëtarë të rinj të bordit. Profesor Rolf Tarrach, ish-rektor i Universitetit tregjuhësor të Luksemburgut, është kandidati i vetëm për pozicionin e presidentit. Ai pritet të pasojë profesore Maria Helena Nazare, ish-rektore e Universitetit të Aveiro.

Një seancë prezantimi do të shfaqë kontributin e kërkimit shkencor të universiteteve për shoqërinë, duke sjellë shembuj se si rezultatet e hulumtimit të universiteteve kanë kontribuar në avancimin e teknologjisë dhe shoqërisë në përgjithësi. Këto kërkime kanë të bëjnë me teknologjitë kryesore të përmirësimeve në shëndetin dhe mirëqenien, të kuptuarit e përmirësuar të klimës dhe parashikimin e motit, si dhe burimet alternative të energjisë.

‘Çështje e nxehtë” e kësaj konference do të cilësohet fokusi te “Kërkimet në fushën e Energjisë” përmes projektit të EUA-s, i cili synon të mobilizojë universitetet europiane me kapacitetet e tyre kërkimore, inovacionit dhe kapaciteteve arsimore në fushën e energjisë.

Folësit në konferencë përfshijnë drejtuesit e universiteteve nga Europa dhe SHBA; përfaqësues nga organizatat e shkencës dhe përfaqësues të institucioneve europiane, duke përfshirë Carlos Moedas, Komisioner për Hulumtimin, Shkencën dhe Inovacionit. Lesley Wilson, Sekretari i Përgjithshëm i EUA, tha se kapaciteti i universiteteve europiane për të gjeneruar njohuri të reja në të gjitha fushat e kërkimit dhe për të nxitur risi ishte më i madh se kurrë më parë. “Qeveritë dhe shoqëria janë gjithnjë e më shumë në pritje për zbatueshmërinë e rezultateve të kërkimit për të ndihmuar në zgjidhjen e sfidave të mëdha shoqërore. Konferenca e AUE-s 2015 do të trajtojë dy mundësi të reja për universitetet për të rritur kapacitetin e tyre kërkimor dhe ndikimin në shoqëri, si dhe sfidat dhe presionet me të cilat ballafaqohen universitetet në dhënien e rezultateve të shkëlqyera hulumtuese dhe programeve arsimore”, tha Wilson.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama