Regjistroni domainin tuaj .al

Historiku

Shkruar nga:  
Postuar më: 14 vite më parë

Bazuar në angazhimet e marra nga Qeveria e Shqipërisë në kuadër të Partneritetit Evropian, përshtatja e shërbimit të gjendjes civile me standardet evropiane, u bë nëpërmjet një sërë konsultimesh me disa partnerë ndërkombëtarë të interesuar për këtë proces ku përfshihen;  Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Komisioni Evropian (KE), Statistics Norway, USAID/IFES, NDI (Instituti i Zhvillimit Kombëtar), etj, ku si përfundim u arrit të vihet si objektiv që Sistemi i Regjistrit të Popullsisë të jetë i gatshëm përpara zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë në 2009.

Projekti filloi zyrtarisht implementimin e tij në datën 5 shtator 2007 pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të Projektit të Modermizimit të Gjendjes Civile.

Hapi i parë në realizimin e këtij projekti ishte hedhja e të dhënave nga Regjistrat Themeltarë në format elektronik. Për këtë qëllim dhe për mirë menaxhimin e gjithë këtij procesi, puna u organizua në 5 grupe sipas një kalendari të miratuar pune. Puna për këtë hap filloi në 5 nëntor 2007 dhe përfundoi në fund të korrikut 2008 dhe në përfundim të këtij procesi u dixhitalizuan rreth 20,000 Regjistra Themeltarë.

Për realizimin e hedhjes së të dhënave u përdoren kryesisht operatorë dhe punonjësit e ZGjC-ve. Të dhënat u hodhën dy herë (nëpërmjet softit Double Data Entry), më pas u kontrolluan nga operatorët për identifikimin dhe pastrimin e gabimeve të mundshme, dhe në fund u kontrolluan dhe u certifikuan nga vetë punonjësit e ZGjC-ve.
Pas kësaj faze dhe në pritje të instalimit të sistemit final (modeli austriak) online, u hartua një aplikim kompjuterik me ndihmën e Statistics Norway, i cili siguroi përditësimin e bazës së të dhënave me ndryshimet e përditshme që raportohen në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe mundësoi, gjithashtu, printimin elektronik të certifikatave.

Hapi i dytë në realizimin e këtij projekti ishte ndërtimi i Sistemit dhe  Infrastrukturës së Rrjetit funksional Qendror dhe lokal të  Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Për këtë qëllim, puna filloi në korrik dhe përfundoi në tetor 2008 duke realizuar një rrjet komunikimi që përfshin 355 Zyra të Gjendjes Civile.

Hapi i tretë në realizimin e këtij projekti ishte ndërtimi i sistemit online të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me  Ministrinë e Brendshme te Austrisë për ndërtimin e këtij sistemi, puna filloi në korrik 2008 dhe sistemi u dorëzua në dhjetor 2008.

Sistemi i ndërtuar bazohet tërësisht në sistemin austriak të regjistrimit  civil dhe mishëron një sistem te plote, online, funksional dhe operacional te Regjistrit te Gjendjes Civile. Sistemi u përshtat nga ekspertet e siguruar nga Ministria e Brendshme e Austrisë, për te realizuar Sistemin Shqiptar te Regjistrit Civil. Sistemi merr parasysh dhe garanton funksionalitete që kënaqin legjislacionin shqiptar dhe evropian lidhur me të dhënat e gjendjes civile për çdo shtetas, funksionimin on-line me zyrat e gjendjes civile si dhe krijimin e mundësive për t’i dhëne institucioneve shtetërore apo dhe private, ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, të dhëna nga ky regjistër.

Regjistroni domainin tuaj .al

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi