Rama perkujton rrezimin e bustit te Hoxhes

Rama përkujton rrëzimin e bustit të Hoxhës
Ai tha se ky shesh do të shndërrohej tani në një qendër që do të simbolizojë bashkimin e së shkuarës me të ardhmen, duke  lancuar konkursin për ngritjen e një piedestali në këtë shesh. “Për të zhvilluar këtë konkurs me mendje të hapura shqiptare po dhe të huaja që do të mund të sjellin këtu ide nga më të ndryshmet për mënyrën se si ne mund të bashkojmë bashkë të shkuarën dhe të ardhmen në të njëjtin shesh, Secili me mjetet e kulturës dhe artit bashkëkohor ne mund të arrijmë ta kthejmë këtë shesh në shesh të kujtesës për të shkuarën, por dhe në një pikë referimi për të ardhmen”, tha Edi Rama. Në këtë ceremoni kanë marr pjesë edhe ish të përndjekurit të regjimit komunist, si dhe qytetar të Tiranës.

 “Sot e gjithë ditën qëndron në këtë shesh një piedestal i zbrazët. Dikur mbi atë piedestal qëndronte monumenti i idhullit të komunizmit botëror, monumenti i Stalinit i cili shprehte kudondodhjen e filozofisë së atij regjimi e njëkohësisht simbolizonte edhe pikën e referimit për Kombinatin që mbante të njëjtin emër”, u shpreh Rama. Kryetari socialist dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës risolli në vëmendje aktin heroik të qytetarëve 19 vjet më parë, kur rrëzuan statujën e diktatorit Hoxha. “Në 20 shkurt të vitit 1991, shqiptarët kurajozë, gra dhe burra i hodhën një kavo çeliku të bërë lak në qafë, monumentit të bronxtë të Enver Hoxhës dhe e përmbysën atë, duke e tërhequr zvarrë, në një ekzaltim që ishte një përzierje ndjenjash të ndrydhura, nga më të kundërtat me njëra tjetrën dhe aty mbaroi edhe bashkëjetesa e popullit të kryeqytetit dhe e gjithë shqiptarëve me hijen e diktatorit”, u shpreh Rama. Por për kreun e bashkisë më të madhe në vend, njëkohësisht dhe numri një i Partisë Socialiste, sot 19 vjet pas shkëputjes nga regjimi më i egër, Shqipëria edhe sot është ende e pashkëputur nga hija e atij regjimi. Beteja për emancipim duhet të vazhdojë, tha Rama, duke shtuar se shteti sot, si dikur, nuk është i të gjithëve por në funksion të disa personave.




Panorama


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama