Ja situata ne zonat e permbytura

Ja situata në zonat e përmbytura
Janë në prezencën e ujit 870 shtëpi. Të evakuuar gjithsej janë 527 familje, ndërsa ende vazhdojnë evakuimet. Gjithashtu për të ndihmuar në situaten e krijuar, kanë ardhur edhe një grup specialistësh nga Kosova i përbërë prej 15 vetësh të cilët janë të pajisur me mjete speciale, varka gome etj, që do të vihen në dispozicion të zonave që janë të përmbytura.

Nërkohë Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare siguron se nuk ka rrezik per shperthimin e digave te hidrocentraleve. Sipas specialisteve te KESH, situata eshte nen kontroll te plote.  “Ne Fierze shkarkojme 400 metra kub ne sekonde me tunelin numer kater, qe ka fuqi 800 meter kub ne sekonde. Aftesia shkarkuese e jona shkon ne 1350 meter kub per sekonde. Deri tani Drini nuk i ka regjistruar. Kemi edhe tunelin 3 permes te cilit mund te shkarkojme 1500 meter kub ne sekonde”, ka deklaruar Gani Gjini, drejtor i departamentit te mirembajtjes ne KESH.

Gjithashtu mbas deklaratave nga Ministria e Brendshme nëpëmjet një njoftimi për shtyp ka dhënë informacione për situatën në zonat e përmbytura në veri deri në orën 08:00 të mëngjesit  Në zonën më të prekur nga përmbytjet, në Dajç është riparuar rreth 140 m argjinature dhe brenda ditës së sotme pritet të përfundoje pjesa tjetër e dëmtuar prej 400 m. MB njofton se po punohet në Komunën Velipoje për riparimin e argjinatures në fshatin ças. Në qarkun e Lezhës, në Ishull Shëngjin në lagjen Stom uji është larguar plotësisht. MB bën me dije se hidrovori punon me kapacitet të plotë, ndërkohë vazhdon puna për ngritjen e argjinaturës mbrojtëse për pengimin e baticave të detit.

Shumë më pesimiste janë deklaratat nga projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico: Portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar. Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.

“Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe”, u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve. Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama