Autoritet e sherbimeve sociale i kane dhene ish SHIK-asit Kumbaro nje shtepi ne zonen Fulham shume afer stadiumit Stamford Bridge ku luan ekipi Chelsea, ai ka marre ndihme dhe kurre nuk ka punuar pergjate 13 viteve te jetes se tij te dyfishte ne Britanin e Madhe. Jeta e fshehte e kumbaros ne Londer mund te kisht mbetur e pazbuluar sikur te mos ishte nje gabim i pamenduar. Ne menyre qe te perfitonte bamiresi per paaftesi atij i duhej te regjistrohej tek nje zyre asistence sociale por ne vend qe te regjistrohej nen ID false te tij, Kumbaro perdori emrin e tij te vertete. Zyra e regjistrimit u njoftua me vone, por ishte e mjaftueshme per te alarmuar dedektivet e Britanis se Madhe. Ata e kane ndjekur Kumbaron pas nje kerkese te autoriteteve Shqiptare ne Qershor te 2008. Ne shtator te vitit 2008, dedektivet nga Njesia Ekstradimit ne Skotland, te udhehequr nga Det. Sgt Peter Rance arrestuan Kumbaron ne banesen e tij ne Fulham. Kur u arrestua ai tha:"Nuk jam Ilir Kumbaro, Jam Shaqa Shatri" Por identiteti i tij i vertet u konfirmua me vone dhe u urdheruar ekstradimi i tij ne Prill te keti viti.
Gjyqtari Howard Riddle mbas arrestimit dhe kerkeses per ekstradim tha: "Eshte e qarte qe zoti kumbaro kishte si qellim shmangien e akuzes, duke marre ne menyre te perpunuar te kujdesshme dhe te qendrueshme, nje identitet te rreme". Ekstradimi u ndalua per shkak se dy gjyqtaret Lord Justice Dyson dhe Mr Justice Tugendhat thanë se urdherarresti ishte i pavlefshem sepse kishte kaluar shume kohe qe nga ceshtja e saj ne vitin 2004, pastaj gjykata e larte Shqiptare e anulloi mandat arrestin e tij sepse ishte i pavlefshem. Nje prej viktimave te Kumbaros , babai i pese femijeve Remzi Hoxha, nuk eshte pare më qe nga viti 1995.
Frika e familjes se tij eshte se eshte torturuar deri ne vdekje, dhe Kumbaro ka qen i implikuar. Djali i Remzi Hoxhes, Adriani tha: Familja jonë do ndjek që të gjitha hapat e nevojshëm që duhet të merren për të ekstraduar Kumbaro në Shqipëri". Kështu përfundon artikulli i gazetes Britanike "The Sun".
Erald Hoxha
Shqiperia.com











