Njëriu që ka ideuar dhe nxjerrë në botim këtë reviste jo tipike për tregun Shqiptar, Z. Sander Kola, është gjatë gjithë kohës optimist. Kjo sepse sipas tij, revista "LCPJ", që në internet mund të shfletohet në adresën www.lcpj.pro, i jep botës Çelsat e komunikimit të shëndetshëm e të përkryer me veten e të tjerët. I njëjti pohon se nga idetë e revistës "LCPJ" kanë përfituar politikanë, biznesistë, gjuhëtarë, mësimdhënës e mësimnxënës vendas e të huaj. Ndërsa qëllimi kryesor është që ajo të shërbejë për lehtësimin e mësimnxënies së nxënësve të shkollave. Optimizmi për botimin e kësaj reviste lexohet edhe në thëniet e lexuesve akademikë. Kështu, autorja Amerikane e gramatikes dhe trajnuesja e mësuesve, Znj. Nancy M. Ackles, Ph.D.Linguistics, u shpreh për numrin e dytë të kësaj reviste: "Mrekulli!!- Ç'botim i mrekullueshëm që është! Mendoj se kjo revistë do të vazhdojë të ketë rëndësi gjithnjë e më të madhe kur njerëzit gjithnjë e më tepër ta kuptojnë se ç'farë është dhe ç'do mund të sjellë për mësuesit dhe kërkuesit shkjencor gjuhësor të Shqipërisë dhe të rajonit". Asc. Prof. Dr.Vilma Tafani në Universitetin "A.Xhuvani" të Elbasanit, anëtare e komisionit të standarteve të TESOL në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dha këtë opinion për revistën: "Sapo mora botimin e dytë të revistës LCPJ. Në çastin që postieri ma dha në dorë, e hapa zarfin dhe fillova të lexoj menjëhere në prag të derës me një frymë. Vertet u mahnita nga cilësia e revistës, gama e gjerë e temave dhe fushave. Ajo plotëson standardet e një reviste të nivelit ndërkombëtar, pa dyshim".
Të tjerë lexues të kualifikuar si Leonard Danglli, master në gjuhësi, Griselda Abazaj, lektore në Universitetin "Aleksander Moisiu", Adriana Toshkezi, master në Birmingham City University, kanë vlerësuar me optimizëm gjithashtu këtë botim të numrit të dytë duke e cilësuar pa dyshim si një punim të nivelit ndërkombëtar.
Marrë nga Gazeta Korrieri, me datë 22.11.2009.