Bomba e Frances Shqiperia do kthehet ne parajse mbetjesh (VIDEO)

'Bomba' e Frances: Shqiperia do kthehet ne parajse mbetjesh (VIDEO)

Televizioni francez France24 i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë dhe çështjes së importit të mbetjeve që pritet të miratohet nga parlamenti. Reportazhi bën pjesë të analizës të gjithë aktorët, duke nisur nga politika, deputeti Eduart Shalsi, iniciator i këtij ligji deri tek shoqëria civile.

Por nuk mungon as një deklaratë e fortë në hyrje të kronikës. Gazetarët e quajnë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me tonelata mbeturina të papërpunuara.

“Qeveria shqiptare po këmbëngul të miratojë një ligj që do të legalizojë importimin e mbetjeve të para në vend. Autoritetet thonë se kjo do të sigurojë një rritje të ndjeshme në sektorin e riciklimit dhe më gjerë në ekonominë e vendit. Por shumë qytetarë kanë shprehur dyshime në aftësinë e autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve, kjo në vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me tonelata mbeturina të papërpunuara”, e nis kronikën e saj televizioni francez.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama