Ariana Cena Pse refuzova te pozoj per Playboy

Ariana Cena: Pse refuzova të pozoj për 'Playboy'
Pas kësaj Ariana bashkëpunoi me fotografë të ndryshëm në Gjermani, duke punuar për firma të ndryshe si: “Nestle”, “Skechers”, “Ramazzotti”, “LG Model Contest”,“Puma” dhe “Nike”. Ajo ka sprovuar veten edhe në muzikë, duke qenë pjesëmarrëse si konkurrente në edicionin e katërt të “Top Fest”, ndërsa shumëkush atë e identifikon si vajzën bukuroshe që ka kërcyer në klipin e Big Mamës me titull “Video seksi”.

Je një modele shumë e suksesshme dhe gjithmonë mediat e shkruara përdorin imazhin tuaj nëpër kopertina, bukurinë e keni trashëgim nga prindërit?

Mendoj se bukuria e brendshme reflektohet në atë të jashtme dhe gjenet nuk janë ujë, kështu që falënderoj Zotit dhe prindërit të mi.

Si arrini të jeni gjithmonë në topformë, pasi dihet që modelet duhet të kenë linja perfekte të trupit?

Shkoj 4-5 herë në javë në fitness, por gjithashtu mundohem të  kontrolloj veten sa i përket ushqimit. I largoj karbohidratet d.m.th., bukën apo brumin në përgjithësi (edhe pse më pëlqejnë shumë, sidomos piten), gjithashtu ushqimin e ëmbël, kurse ha më shumë perime, mish dhe ngapak fruta. Zakonisht  u përmbahem këtyre “ligjeve” por nganjëherë më lëshon disiplina totalisht, e marr nutelën dhe e ha me lugë,  sikurse në këtë moment që po intervistohem (qesh).

Përveç pjesëmarrjes nëpër sfilata mode, me çka tjetër merret Ariana?

Shumicën e kohës ia kushtoj fakultetit, jam në vitin e tretë Drejtimi Menaxhimi këtu në Gjermani. Gjithashtu, merrem shumë me muzikë, është pasioni im i vërtetë, kënga dhe vallëzimi janë pjesë e jetës sime.

Është vështirë të jesh modele, pasi dihet që numri i tyre dita-ditës po rritet?

Shumë e vërtetë, ka shumë vajza të bukura dhe të talentuara, sidomos ne shqiptaret jemi të tilla. Nuk është gjë e lehtë, por nëse do kishte qenë e lehtë, nuk do më kishte tërhequr të punoj në këtë drejtim, nuk do më ishte dukur interesante aspak. E jap maksimumin tim në të gjitha dhe mundohem shumë për t`i realizuar ëndërrat e mia, jam shumë perfeksioniste dhe kritikuesi më i madh i vetes. 

Kush mendoni se është “boom”-i juaj në karrierë?

Mendoj se ”boom”-in  tim e kam pasur kur isha 17 vjeçe me fushatën e firmës “C&A”, ku janë shpërndarë fotot në tërë Evropën deri në Skandinavi, por sidomos kampanja tjetër për “BASE/E-PLUS” më bëri të njohur me billborde në çdo qytet të Gjermanisë dhe reklama të ndryshme në TV. Kanë qenë suksese të mëdha, të cilat më kanë hapur dyert.

Do kishit pranuar të fotografoheni “nudo”?

Edhe pse disa herë më kanë ofruar të fotografohem për “PLAYBOY”, nuk kam pranuar. I kam principet e mia të cilave u përmbahem. Njëri nga principet është që të mos bëj asnjëherë foto të tilla për çfarëdo çmimi, nuk ia vlen për mua.




PanoramaPlus

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama