Te dhenat e reja ne Itali jetojne 498419 shqiptare

Te dhenat e reja, ne Itali jetojne 498,419 shqiptare

Italia ka nxjerrë të dhëna të reja për shqiptarët që banojnë atje. Sipas tyre, të regjistruar në Itali janë 498.419 persona, 4127 më pak se një vit më parë. Kjo do të thotë se është frenuar ritmi i rritjes së emigrimit drejt Italisë.

Sipas statisitikave, në vitin 2008, shqiptarët ishin 15.5% të emigrantëve në vendin fqinjë, ndërkohë që shifra ka rënë në 12.7 përqind.

Arsyet e rënies së emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë, lidhen me punësimin sipas raportit. Pjesa më e madhe e atyre që shkojnë në Itali, janë për bashkim familjar. Ndërkohë, që ka edhe shumë shqiptarë që e kanë braktisur Italinë.

Komuniteti shqiptar është thuajse i barazpeshuar përsa i përket gjinisë: 52% janë meshkuj e 48% femra. Të miturit janë 138.182 e përbëjnë 27,7% të të gjithë komunitetit ndërsa shqiptarët nën moshën 30 vjeç përbëjnë 48,9% të të gjithë shqiptarëve të Italisë, që dëshmon se është komunitet më i ri (në moshë) se mesatarja e të gjithë imigrantëve (42,8%). Fëmijët e adoleshentët shqiptarë në bankat e shkollave italiane gjatë vitit shkollor 2014/2015 janë 108.331 dhe përbëjnë 17,6% të të gjithë nxënësve jokomunitarë. Shqiptarët rezultojnë prej vitesh tashmë komuniteti më i madh mes studentëve universitarë të huaj në Itali. Gjatë vitit akademik 2014/2015 studentët shqiptarë në Itali janë 10.638 ose 19.3% e të gjithë studentëve jokomunitarë.

Në çdo 5 shqiptarë, 3 jetojnë në veri të Italisë. Në Lombardi, në veçanti, vërehet përqendrimi më i madh i komunitetit: jeton aty mëse një e pesta e shqiptarëve. Karakteristike është prania e fortë në Toskanë ku jetojnë 72.619 vetë.

Fakti që shqiptarët janë të integruar dhe kanë hedhur rrënjë në territorin italian e dëshmon fakti që rreth 70% e tyre kanë kartën e qëndrimit (kundrejt 57,2% e të gjithë të huajve), ndërsa 30% të tjerë kanë lejeqëndrime të përtëritshme. Nga shqiptarët me leje të zakonshme, është motivi familjar arsyeja kryesore e qëndrimit dhe e përtëritjeve (52,5%) ndërsa lejet për punë janë 62.388 (41,6). Për motive studimi jetojnë në Itali 2,4% e të gjithë shqiptarëve ndërsa 3,6 të tjerët kanë leje të lëshuara për motive të tjera (azil, motive humanitare, kura mjekësore etj). Përsa i përket integrimit në tregun e punës, sektorët ku më shumë punojnë janë ndërtimi (28%) dhe industria (20%). Papunësia e komunitetit është 22,7%.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama