Shqiperia perla ende e pazbuluar e Ballkanit

'Shqiperia, perla ende e pazbuluar e Ballkanit'

Revista prestigjioze franceze “L’Express” e rendit Shqipërinë në 15 destinacionet turistike për t’u vizituar këtë vit. Në një lajm për vendet më të bukura dhe tërheqëse në Europë, revista i bën publicitet Shqipërisë për plazhet, zonat kulturore pjesë të tashëgimisë së UNESCO-s por edhe për çmimet më të lira në Europë. “Shqipëria, perla ende e pazbuluar e Ballkanit” është titulli i zgjedhur nga revista prestigjioze, para prezantimit të vendeve atraktive të Shqipërisë.

“Plazhe po aq të bukura sa në Greqi, male si në Zvicër, qytete e zona kulturore pjesë e trashëgimisë së UNECO-s, një histori më shumë se 2500-vjeçare mes kulturës romake dhe asaj bizantine, dhe mbi të gjitha çmimet më të lira në Europë”, nis prezantimi i vendit “L’Express”.

Më tej revista shkruan se ka ardhur koha që Shqipëria të hyjë në listën e vendeve më tërheqëse sa i përket turizmit. “Italianët kanë qenë të vetmit që e kanë shfrytëzuar këtë, falë edhe distancës gjeografike, por jo edhe për shumë kohë”, shkruan “L’Express”, e cila paralajmëron një ‘boom’ vizitorësh në Shqipëri. Për të ilustruar artikullin revista përdor një foto të bregdetit të Qeparoit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama