1 milion persona u bene te pasur kete vit

1 milion persona u bene te pasur kete vit

Capgemini e Rbc Wealth Management kanë bërë publike rezultatet e edicionit të vitit 2015 për raportin botëror të pasurisë. Një analizë vjetore që merr në vlerësim pasurinë e njerëzve më të pasur, të atyre që kanë të ardhura në mbi një milion dollarë. Raporti është realizuar duke marrë në konsideratë përgjigjet e rreth 5 000 personave në 23 vende të botës. Nga të dhënat e grumbulluara nga ‘Bloomberg’ del se numri i të pasurve është rritur me rreth 920 000 njësi.

 

Tashmë rreth 14.6 milionë persona kanë në posedim 56.4 trilionë dollarë ose rreth 7% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm dhe kjo falë ecurisë së mirë të aksioneve në disa bursa.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë klasifikimin me 16.2 trilionë dollarë (+9,1% ndaj 2013), por janë në vend të dytë, kur vjen fjala për numrin e më të pasurve, ata llogariten në 4.68 milionë persona (+8%). Rajoni i Azisë–Paqësorit me 4.69 milionë persona (falë rritjes prej 9%), zë vendin e parë për nga numri i super të pasurve.

Europa zë vendin e tretë me 13 trilionë dollarë. Parashikimet deri në fund të vitit tregojnë për një hov më të madh sa i përket pasurisë që do të zërë rajoni i Azisë–Paqësorit.

Japonia numëron 2.5 milionë persona që kanë një pasuri më të madhe se një milion dollarë, duke u ndjekur nga Gjermania me 1.1 milionë dhe Kina me 890,000, ku bën dallim rritja në terma vjetorë e numrit të të pasurve të rinj (17% ndaj 2013-s). Së bashku me SHBA-në, këto vende përfaqësojnë 63% të super të pasurve në botë.

India është tregu ku numri i të pasurve po rritet me shpejtësi. Ky vend llogarit një rritje prej 26%, shifër e cila e pozicionon në vendin e 11-të me rreth 198,000 milionerë. Italia mban vendin e dhjetë me rreth 219.000 persona.

Pritet që numri i miliarderëve të shkojë në rritje brenda vitit 2017 dhe në total, pasuria e tyre të arrijë në 70 trilionë dollarë, me një rritje në rreth 7.7%.

Sa i përket shpërndarjes së pasurisë, ajo investohet kryesisht në aksione. Japonezët dhe amerikanojugorët po investojnë më shumë në bursa, por ky është më shumë një perceptim, sesa një analizë e detajuar mbi portofolat. Nuk duhet harruar se të pasurit mbajnë edhe shumë para “cash” për t’u mbrojtur nga luhatjet e tregut, si dhe për t’iu përgjigjur nevojave të stilit të tyre të jetës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama