Ne TV shteteror te Kanadase Kaloci Gati 101 dokumente te panjohura per Kadarene

Ne TV shteteror te Kanadase, Kaloci: Gati 101 dokumente te panjohura per Kadarene

Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij. Është gazetari Dashnor Kaloçi që rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”.


Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij. Është gazetari Dashnor Kaloçi që rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, botimet UET Press. Për këtë ngjarje për letrat shqiptare, ditën e diel ai ka marrë vëmendjen e kanalit të parë të televizionit shtetëror të Kanadasë, OMN 1 në programin “Pasqyra shqiptare”, që zgjati 25 minuta. Ky program, është i vetmi në gjuhën shqipe në të gjitha televizionet e Kanadasë dhe ndiqet edhe në pjesën veriore të SHBA-së, ku ky program (Pasqyra shqiptare), drejtohet prej 20 vjetësh nga gazetari e producenti Ilir Lena, (me banim në Kanada) ndërsa intervista u realizua nga regjisori Esat Teliti, (korrespodenti i tyre në Shqipëri) me grupin e tij të xhirimit.

Përveç librit të parë “Kadare i denoncuar”, Kaloçi ka prezantuar edhe botimin e ri “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”, ku tregon gjithë procesin e punës deri në botimin e të dy librave. Janë 101 dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike të KQ të PPSH-së, me analiza, kritika, propozime, dëshmi, informacione, raporte, relacione, letra, akuza, spiunime e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë…

Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. “Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja”, është cituar Spartak Ngjela. Ndërsa kritiku Ali Aliu është shprehur se: “Një djalë i ri, ish-studenti im, më solli një roman me dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes më 1945, të partizaneve kosovare, në një zonë te Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, se sa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg”.

Pas botimit të parë me 32 dokumente, ky botim pritet të japë dëshmi të reja për veprën e Kadaresë, që ndoshta do të sjellë një debat tjetër, jo fort të ri, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama