Nëse Skënderbeu apo Ismail Qemali do të kishin ditur realitetin e sotëm mes Shqipërisë dhe Turqisë, ndoshta nuk do të ishin përpjekur aq shumë në luftë e për mëvetësi. Gjatë vizitës së sotme në Tiranë të presidentit turk Erdoan, flamujt e të dy vendeve ishin vendosur në të dy anët e burstit të Skënderbeut dhe fotos së Ismail Qemalit. Gati pesë shekuj e gjysmë, gjërat mes dy popujve kanë ndryshuar.