Nje planet i nente ne sistemin diellor?!

Nje planet i nente ne sistemin diellor?!

Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar të dhëna sipas të cilave një planet i nëntë, shumë i madh, ekziston në sistemin tonë diellor.

Objekti, i quajtur “Planeti i nëntë”, ka një masë 10 herë më të madhe sesa ajo e Tokës dhe mendohet të jetë në një orbitë 20 herë më të madhe nga ajo e Neptunit duke u rrotulluar rreth Diellit me një distancë prej 4,5 miliardë kilometrash.

”Kjo orbitë mund të përshkohet për rreth 10 ose 20 000 vjet”, thanë kërkuesit Konstantin Batygin dhe Mike Brown, të Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.

”Nëse ekzistenca të këtij objekti, që nuk është parë drejtpërdrejt, do të konfirmohet, ai do të ishte planeti i nëntë i sistamit tonë diellor”, tha Mike Brown.

“Mbetet ende një pjesë e madhe e sistemit tonë diellor për t’u zbuluar dhe kjo është shumë ekzaltuese”, theksoi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama