Ndryshimet klimaterike, pinguinet ne rrezik

Ndryshimet klimaterike, pinguinet ne rrezik
Alarmin e jep nje grup shkencetaresh argjentinas. 70 perqind e kolonive te ketyre lloj kafsheve ka arritur tashme ne Punta Tombo ne Patagonine argjentinase, kolonia kryesore e pinguineve ne kontinentin amerikan, ku me shume se 1 milione specie te tilla do te qendrojne deri ne shkurt per te nderruar lekuren, depozituar vezet dhe rritur te vegjelit.

Te paret qe mberrijne jane pinguinet meshkuj, te cilet kujdesen per folete dhe pergatitjen per mberritjen e pinguineve femra, perpara se te nisen per te gjetur ushqim per partneren (pinguinet jane monogame) dhe per te vegjelit. Frika e studiuesve eshte se ndryshimet klimaterike bashkuar edhe me peshkimin intensiv reduktojne sasine e peshqve te vegjel me te cilet ushqehen pinguinet, duke detyruar meshkujt te qendrojne ne kerkim te ushqimit per me shume kohe se sa u eshte dashur ne fillim. Kjo situate sjell probleme ne mbajtjen e te vegjelve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama