Incidenti në Kumanovë ka rigjallëruar tensionet mes dy etnive kryesore në Maqedoni, asaj maqedonase dhe asaj shqiptare. Zafir Shumanov është një shtetas maqedonas i lindur nga martesa mes një maqedonasi dhe një shqiptareje.
Ai ka postuar në profilin e tij social në Facebook, një foto me një dedikim në gjuhen maqedonase dhe në shqipen e tij jo fort të mirë, ku shkruan:
“E kam babin maqedonas, e kam mamin shqiptare. Kujt dyqani t'i vë flaken”.
Sa herë që ka konflikte në Maqedoni, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të parat që preken. Konflikti i së shtunës ku humbën jetën 22 persona gjatë një sulmi të armatosur dhe dhjetra të tjerë u plagosën, po rrezikon të marrë ngjyra etnike.
Kritikët e Gruevskit thonë se incidenti në thelb ka një arsye politike, që të shmanget kriza e brendshme politike, e krijuar në lidhje me “bombat” apo përgjimet.