Nje autor ne diell

Nje 'autor' ne diell

Çfarë propozojnë disa botues për leximet e verës me vepra e emra autorësh shqiptarë? Shpesh e vështirë për të klasifikuar letërsinë shqiptare si më të lexuarën, ndërsa botimet e autorëve tanë mbeten pothuaj “inferiorë” përballë letërsisë së huaj, edhe pse nuk ka një anketë sociologjike se çfarë lexojnë shqiptarët. Gazeta “mapo” hap rubrikën e leximeve të verës, ku çdo javë do të sjellë sugjerime e propozime nga shtëpitë botuese  për letërsinë e huaj dhe shqiptare

Gjithnjë tendenca anketuese është se çfarë lexojnë shqiptarët, por pa ndonjë përfundim sociologjik entuziast. Në fakt deri tani nuk ka ndodhur të kemi të dhëna të kësaj natyre nga ndonjë institucion, apo nismë zyrtare për të identifikuar këtë afri që identifikon lexuesin.

Sporadike dhe shumë komerciale janë edicionet e verës kur propozimet u lihen në dorë shitësve të kioskave që mbajnë libra, pa ditur ç’mall është. Po ashtu lexuesi i çorientuar nga mosdija, dhe mospasja e informacionit gjen në të njëjtën tavolinë si librat bulevardeske, ato rozë dhe klasikë, pa dallim të huaj apo shqiptarë. Sidomos në stinën e verës kur pretendimet mbi leximin janë shumë herë rezultative gazeta “mapo” hap rubrikën e propozimeve që shtëpitë botuese në vend japin për autorë bashkëkohorë, dhe klasikë të huaj dhe shqiptarë. Përzgjedhjet vijnë si më poshtë:

 

***

Kadare i denoncuar

Autori:Dashnor Kaloçi

Botimi i parë: nëntor, 2015

56/ Scripta manent

Botimet: UETPRESS

Libri i Dashnor Kaloçit, “Kadareja i denoncuar” sjell mbi tridhjetë dokumente arkivore të panjohura më parë. Këto dokumente prekin një sferë shumë të nxehtë e shumë të përgojuar si ajo e marrëdhënies së inteligjencës krijuese me pushtetin e lartë të diktaturës.

“Të merresh me arkivat sekrete, aq më tepër me arkivat e një kohe të diktaturës, është njësoj si të merresh me anën e errët të historisë së një vendi. Dhe për këtë anë të errët, ne si vend mund të themi se jemi të pasur. Si në atë vargun “moj dasmë… shkrepëti nga zija”… kohët e diktaturave shkreptijnë nga ligësia. Dhe mendoj se pikërisht, duke parë në këtë thellësi, në anën tonë të errët, mund të bëhemi më të mirë. Ky vështrim i Dashnor Kaloçit në dokumentet sekrete të kohës së diktaturës për një shkrimtar të shquar, për më tepër në arkiva ku përmblidhet 20 vjet, (1962-1992) një histori e fshehtë e shkrimit shqip, e letrave shqipe, e kulturës shqipe, e inteligjencës shqiptare, një periudhë shumë e errët e diktaturës hoxhiste, është si të pasqyrohesh në anën e mbrapme, në anën e zezë të pasqyrës. Të merresh me letërsinë është si të merresh me pushtetin, letërsia gjithmonë ka qenë pushtet. Pushtet si bukuria, pasuria, artet, shkenca.  Pushteti intelektual që në mungesë të lirisë vihet padashje në një konkurrencë për jetë a vdekje me atë politik. Këtë konkurrencë në fund e fitojnë artistët, por me humbje e me peripeci të dhimbshme.

Pushteti gjithmonë është ndjekur nga konkurrenca, është përcjellë nga paraskenat dhe prapaskenat e kohëve. Në këtë libër, futemi në  prapaskenën më të errët të një pushteti, siç është ai i intelektualëve në diktaturë i intelektualeve, shkrimtarëve me njëri-tjetrin, i intelektualëve me diktaturën…Denoncimi, që nga sa del në libër nis që nga sferat poshtë, nga kolegët, shkrimtarët, njerëzit e zakonshëm deri tek autoritetet më të larta të shtetit e deri te vetë diktatori shqiptar në atë periudhë. Ky libër bën një prerje tërthore të gjithë asaj politike të kohës mbi kulturën shqiptare” ka shkruar poeti e studuesi Sadik Bejko mbi këtë libër. Në këtë libër ka pjesën e vet të dhunës, të së keqes jo vetëm politika, por edhe ana njerëzore. Lasgush Poradeci ka një varg: “Qëndroj në tmerr, zili e botës, se ti s’u ndale duke ndritur (Naimit)”. Zilia e shkrimtarëve me shkrimtarët ka çuar te denoncimi. Por edhe ndeshja e risisë, e modernitetit, cilësitë e larta dhe të panjohura më parë të artit të Kadaresë e kanë zënë në befasi peizazhin letrar të kohës. Jo më kot botimi i një libri si “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është shoqëruar për një vit në shtypin letrar të kohës nga kritika prej specialistëve më të mirë të kësaj fushe në atë kohë. Edhe u xhelozua ky mjedis letrar, por dhe nuk kishte aparat konceptual që ta përthithte

 

“Shpërngulja e të vdekurve”

Autori: Kim Mehmeti

Gjinia: Roman

Botimet: Saras

Një rrëfim dashurie, i cili vjen përmes asaj çfarë mbart kujtesa, është një nga romanet më të mirë të shkruar nga Kim Mehmeti. Gati gati si një autobiografi, ky libër mbart gjithë rrugëtimin emocional e historik të shqiptarëve të Maqedonisë, thënë përmes penës së një prej mëndjeve më të mprehta të shqiptarëve atje. Herë përmes ironisë dhe herë përmes autoironisë vendos që historitë e gjyshes dhe Fatushes t’i lidhë me të mundurën dhe të pamundurën, duke vendosur ashtu, karshi hapave të njeriut, përpjekjes së tij për mbijetesë, pikërisht të shkuarën. E çfarë më shumë se sa një i vdekur mund ta mbartë atë? Sepse arkëmorti është arkëdëshira, është amaneti, është kërkesa që të mos i dorëzohemi asaj që kërkon të na rrëmbejë të nesërmen. Shpërngulja e të vdekurve mes atyre që janë në shënjestër të betejës për kombin, gjuhën, besimin dhe komunizmin, merr më pas flamurin e asaj që nuk duhet assesi ta lënë diku, që të marrin rrjedhë tjetër.

Kim Mehmeti ka pikturuar përmes fjalëve, përmes rrëfenjave, një betejë që ka nevojë për më shumë sesa të gjallët, për më shumë sesa bashkëkohësit. E duke sjellë gruan si fortesë të këtij rrugëtimi, ka mundur të ndërtojë një kështjellë letrare që do të ketë gjithnjë nevojë për ngjitjen e lexuesve, sepse, fundja, të gjithë kemi nevojë për leximet e brendshme, të kujtdoqofshin ato.

 

Dashuri në kohën e komunizmit

Autori: Besa Myftiu

Gjinia: Roman

Përktheu: Blerta Hyska

Ka gjithashtu diçka shekspiriane në këtë roman të autores Bessa Myftiu, shqiptare me banim ne Zvicër që shkruan në gjuhën frënge. Ajo e mban fillin e historisë me dy duar, njëra e marrë dhe tjetra e mençur, duke  harmonizuar mrekullisht të papriturat befasuese me realizmin e tablosësë ndjenjave dhe forcën e emocioneve. Nuk ka aspak moralizim në historitë e saj, por disa të vërteta të pakundërshtueshme burojnë prej tyre. Për shembull, që shpesh ne e vendosim vetë veten në situata pa rrugëdalje. Që sedra e sëmurë dhe dashuria nuk shkojnë mirë bashkë.  Që s’ndahemi kurrë nga asnjë dashuri, veç mësohemi të jetojmë pa të. Ngaqë  dinë ta përdorin me seriozitet dhe lehtësi armën e humorit, personazhet e këtij romani triumfojnë mbi dëshpërimin. Ato e kanë kuptuar tashmë se gëzimi është pjellë e dhimbjes, se dashuritë tragjike mund të jenë shumë të bukura dhe se asgjë nuk është aq e tmerrshme sa duket… – Astrid De Larminat,  FIGARO  BESSA MYFTIU – poete, skenariste, autore romanesh e novelash – jeton që prej vitit 1991 në Gjenevë dhe shkruan në frengjisht.Disa nga veprat e saj janë botuar edhe në shqip :Vëllimi me poezi në dy gjuhë « Miq të humbur » / Des amis perdus, romani « Rrëfime nga vendet e harruara », si dhe përmbledhja me tregime « Drejt të pamundurës ».

 

Randa Abdel-Fattah

Qyteti pa seks

Përktheu nga origjinali anglisht: Maniela Sota

Botimet: Toena

Esmaja është një turke e besimit mysliman, 28 vjeçe, që sapo ka përfunduar studimet “Master”për menaxhim të burimeve njerëzore. Jeton me familjen dhe është ende e virgjër. Për të, jetafamiljare është po aq e rëndësishme sa edhe karriera.Ajo ka arritur gjithçka ka dashur: ka udhëtuar mjaft, ka shije të mira në muzikë, ndjek lajmettek ABC-ja, ruan gazetën The Guardian në iPhone-in e saj, di të bëjë dallimin midis një Ford-idhe një Holden-i dhe, gjithashtu, sa herë i duhet të ulet në ndonjë restorant, nuk porosit kurrë“vetëm sallatë”.E pajisur me një listë të gjatë kërkesash, ajo është në kërkim të Njeriut të Duhur për martesë, mekushtin e vetëm: të jetë mysliman. Por, e lodhur nga mblesëritë e dështuara, faqet në internet për takime dhe njerëzit që e quajnë“démodé”, Esmaja krijon klubin “Qyteti pa seks” me mikeshat e saj Liza, Rubi dhe Nirvana,katër femra që u përkasin besimeve të ndryshme – myslimane, hebreje, greko-ortodokse dhe hindu.Kërkimi  i  Esmasë  për  “të  duhurin”  nuk është  aspak  i  lehtë,  sepse,  kur familja,  miqtë  dhepunëdhënësit përzihen në këtë ekuacion, rruga e saj drejt dashurisë së vërtetë pëson papritur njëkthesë të menjëhershme.

 

Titulli: Nesër në betejë mendo për mua

Autori: Javier Marias

Gjinia: Roman

Përktheu: Shpëtim Doda

Botimet: Dudaj

JAVIER  MARÍAS  –  bir i filozofit Julián Marías, i njohur për prirjet  e tij republikane, dhe ishkrimtares Dolores Franco Marena – lindi në Madrid më 20 shtator 1951. Fëmijërinë iu desh takalonte në mërgim, në ShBA, për shkak të përplasjeve politike të të atit, të cilit iu ndalua deriedhe mësimdhënia në universitet, pavarësisht se ishte anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Pas kthimit në Spanjë, Marías mbaroi studimet për letërsi në Universitetin e Complutense-s dhemë pas u zhvendos për dy vjet në Londër, ku dha letërsi spanjolle në Oksford, për të nisur më pasjetën e shkrimtarit profesionist. Në vitin 2006 u bëh anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Është fitues i shumë çmimeve letrare në Spanjë e nëpër botë. “Te “Nesër në betejë mendo për mua”, Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit tëprozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James… Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtari një lloji krejt tjetër.”– The London Revieë of Books  “Stilist, i ftohtë e mendjemprehtë… Marías-i është një talent befasues…” – ka shkruar, The Neë York Times. “Javier Marías është një nga shkrimtarët që meriton çmimin Nobel.” , ka thënë nobelisiti Orhan Pamuk. “Marías e përdor gjuhën njëlloj siç e përdor një kirurg bisturinë për të prerë shtresimet e mishit,me qëllim që të nxjerrë në dritë të fshehtat më të thella të atij që është specia më e çuditshme:njeriut.” – ka thënë Ëinfried G. Sebald

 

Leximet për fëmijë

Libri i madh….

Subjektet e librave të autorëve më të mëdhenj botërorë dhe të legjendave më të njohura evropiane, vijnë të përshtatura për këtë moshë, të shoqëruara me ilustrime moderne sugjeruar nga botimet “Albass”.

Libri i Madh i Legjendave Mesjetare

Ky libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera. Fantazia dhe imagjinata udhëtojnë në mjegullën e kohës, duke u frymëzuar nga bëmat dhe trimëritë e kalorësve të mbretit Artur si: Lançeloti, Ivani, Persëvali, Gavaini apo të shigjetarit më të zot, mbrojtësit të të varfërve, heroit Robin Hud. Në këtë libër zënë vend gjithashtu, edhe historitë e dashurisë më të bukura dhe më tragjike të të gjitha kohërave, që të bëjnë të prekesh e të lotosh, si historia e dashurisë mes Tristanit e Izoldës dhe ajo e Romeos e Zhuljetës.

Libri i Madh i Aventurave

“Libri i Madh i Aventurave” përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët. Me ilustrime mjaft tërheqëse ky libër përfshin tituj, si: Robinson Kruzo i Daniel Defosë; Udhëtim në qendër të Tokës i Zhyl Vernit; David Koperfildi i Çarls Dikensit; Sandokani i Emilio Salgarit; Ishulli i thesarit i Robert L. Stivensonit; Fantazma e Kantervillit i Oskar Uajlldit; Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dymasë; I Fundit i Moikanëve i Xhejms F. Kuperit; Tom Sojeri i Mark Tueinit; Mobi Dik i Herman Melvillit dhe Ivanhoe i Valter Skotit. Ç’aventurë e madhe leximi i aventurave!

 

Në Durrës zhvillohet panairi ndërkombëtar i librit shqip

Nga data 2 deri më 7 gusht, në qytetin e Durrësit, në sheshin “Taulantia” (Vollga e mirënjohur), zhvillohet panairi ndërkombëtar i librit shqip, me pjesëmarrjen e botuesve dhe enteve të librit nga mbi 9 vende ku flitet, shkruhet e përhapet fjala shqipe.

Panairi organizohet nga shoqata kulturore artistike “Durana”, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako dhe me qëllim fillimin e një stine të re për librin në qytetin e lashtë bregdetar.

“Panairi Ndërkombëtar i librit synon të bashkojë kultivuesit dhe botuesit e fjalës nga të gjitha trevat ku flitet e shkruhet shqip në një shtëpi të përbashkët, që libri të mos bëjë rrugën nga autori tek botuesi dhe kthim, por të mbërrijë në duart e lexuesit, qëllimi i vërtetë i çdo shkrimi. Këtij qëllimi mendojmë se i shërben ky Panair, i pari i këtij lloji…”, thanë organizatorët e Panarit. Me moton Deti, libri dhe ne… ky panairi në stinën e leximeve sjell risi jo vetëm në fushë të botimit, por kërkon të tërheqë një vëmendje më të madhe drejt një letërsie pothuaj të panjohur që vijnë nga trevat shqiptare, me autorë që shkruajnë shqip, Gjithashtu lexueve do t’u prezantohen dhe disa kolona të reja të letërsisë bashkëkohore, kryesisht botime poetike me emra që pak rrihen në kryeqytet me autorë si Entela Sorman Tabaku, që jeton në Suedi, me vëllimin me poezi ”Një grusht jetë, sa me vdekë”, Marsel Lela me debutimin poetik “Guralecë”, Enkeleda Ristani me librin e tretë, “E di, Gyter?”, Adem Istrefi, Aqif Hysa, Adem Gashi etj. Deri tani organizatorët pohojnë se kanë konfirmuar pjesëmarrjen 60 botues.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama