Blushi nxjerr mesazhin kercenues te Elvis Roshit/ I bertet Rames Perfaqeson llumin

Blushi nxjerr mesazhin kercenues te Elvis Roshit/ I bertet Rames: Perfaqeson llumin

Deputeti Ben Blushi mori fjalën në Kuvend, sapo ka parë që Edi Rama është futur në sallë. Blushi publikoi një mesazh kërcënues që Elvis Roshi i kishte dërguar në celularin e tij.

“Pasi fola në Parlament më ka ardh një mesazh. Do ta lexoj këtu. O Blush jam Elvis Roshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, si thatë ju dhe shumë shpejt do dal për sqarim të publikut , po borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës, që më mbështet. Unë ty etj etj.. ka ca sharje që po ia kursej publikut, se unë e neveris këtë lloj qënie. Tani kam një pyetje për ty Edi Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Ti thua e ka Ervin. Ai thotë që e ka Elvis. Ky e ka numrin 0696007770

Kush është ky? Elvisi apo Ervini? Se ti shkon në fushatë e thua: Sa mirë që e ndërroi emrin ky Elvisi! Pati një problem si gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin. Shkon Ervini në KQZ, si shkon? Si Ervin apo si Elvis?

Kam një pyetje për ty: Pse po ia nxin fatin këtij vendi?

Ku e gjen aftësinë për të mbledhur kaq te paaftë.

Ervinin dhe Elvisin në Kavajë, Shukriun në Peshkopi, Qazon në Elbasan. Isha para dy muash në Elbasan më thanë do të të vras dhe ti the njësoj je ti që ke bërë një libër dhe ai që thotë do të të vras. Kë përfaqëson ti këtu? Llumin e Shqipërisë? E ke ngrit në puiedestal në Kavajë, Peshkopi, Elbasan, edhe në Durrës po të duash. Kush janë këta njerëz? Janë të gjithë me precedentë penalë.

Me këta njerëz, që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë se janë dënuar, por ku e gjen ky guximin që kërcënon.

Elvis Roshi!!! Pppfff! Në lagjet e Tiranës kam parë me dhjetëra. Janë qënie të neveritshme, por pse i mbron policia”

Blushi kërkoi një reagim nga Edi Rama, por kryeministri ka shtrënguar dhëmbët dhe nuk ka folur asnjë fjalë nga vendi ku po rrinte.

Blushi ndërkohë i ka thirrur disa herë në Kuvend: Cohu o frikacak! Fol o frikacak!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama