Nuk ka munguar Erjon Bogdani, sulmuesi shqiptar i Kievos, i cili te dielen ia kishte dedikuar Filipit golin e shenuar kunder Xhenoas. Mes autoriteteve prezente ishin ambasadori shqiptar ne Rome, keshilltari rajonal, Miro Fiamengi, kryebashkiaku i Ravenes, Fabrizo Mateuci, dhe ai i Çervias, Roberto Zofoli, e gjithe skuadra dhe drejtuesit e Ravenes. Edhe skuadrat e Riminit dhe Çesenes ishin prezente me nje delegacion futbollistesh. Mbi te gjithe rendonte nje dhimbje e madhe: Brian nuk eshte me dhe e ka lene kete bote shume shpejt, duke keputur ne mes endrrat e tij qe po beheshin realitet, duke nderprere nje karriere premtuese ne boten e futbollit.
Top Channel