Moda si ndryshoi pas Luftes se II Boterore

Moda, si ndryshoi pas Luftës së II Botërore

Për herë të parë, uniforma ushtarake u pa si një tendencë moderne në veshjet e kohës, e kushtëzuar kjo nga shtrenjtësia e veshjeve, dhe nga rekrutimi i një numri të madh femrash në ushtri.

Lufta e Dytë Botërore pati një ndikim direkt mbi modën. Gratë që punonin në ushtri, kishin uniforma përkatëse gjatë orëve të tyre të punës. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 15 mijë gra shërbyen në forcat e armatosura. Ato punonin në sektorë që kërkonin aftësi të larta teknike, si mekanike apo operatore në lidhjet radiofonike.

Beatricë Behlen është kuratore e modës dhe arteve dekorative në Muzeun e Londrës. Ajo thotë: "Kishte mjaft njerëz që vishnin uniformë, dhe kjo mendoj bëri që uniforma të kishte ndikim. Nëse do të lidhnit uniformën me burrat që e vishnin atë, patjetër që ata mendojnë se ishte më maskuline. Por, gjatë Luftës së Dytë, faktikisht pati shumë femra të cilat vishnin uniformë gjatë gjithë kohës".

U desh kohë që publiku të pranonte idenë e grave me uniformë. Por, në vitet 1940 veshja ushtarake e gjeti veten në paraqitjen moderne të kohës. Në Britaninë e Madhe, më shumë se 1 milion gra iu bashkuan Shërbimit Vullnetar të Grave, i formuar për të mbështetur mbrojtjen civile. Disa prej uniformave të tyre mbahen ende në Muzeun e Londrës.

Gjatë luftës, në Britani kishte mungesa të theksuara të materialit për prodhimin e për mos të lejuar mbylljen e fabrikave, qeveria paraqiti rrobat praktike në 1941-shin. Behlem shpjegon:

"Prodhuesit nisën të vendosin rregulla. Ata nuk lejuan më shumë se dy kostume, jo më shumë se katër pala, dhe jo më shumë se 5 kopsa në një veshje". Dhe për kostumet e grave, p.sh., nuk lejohej më një rrip që ekzistonte dikur tek jelekët e kostumeve të tyre. Gjithashtu, nuk lejoheshin kopsa në fund të mëngëve, dhe ato do të përvisheshin si pantallonat".

Fabrikat që i respektuan këto rregulla vendosnin një etiketë ku shkruhej, CC41. Gjithashtu, Behlem tregon se si dukej një veshje e asaj kohe "që kishte vetëm dy xhepa, nuk lejohej më shumë se dy. Kishte 4 kopsa, kur duhej të përdoreshin 6, por lejohej vetëm 4. Dhe kishte një detaj mjaft të këndshëm tek fundet e grave, ku lejoheshin vetëm tri pala dhe katër ishin maksimumi".

Por, mungesa e veshjeve solli dhe rritjen e çmimit të tyre. Qeveria britanike ishte e shqetësuar se me rritjen e çmimit, jo çdokush do të kishte mundësinë që të përballonte pajisjen me veshjet e duhura.

Kështu, vendosja e regjimit të pajisjes me veshje në bazë të triskës, hyri në fuqi në qershor të 1941-shit.

Behlen thotë se "Çdoherë që ju blinit diçka për të veshur, ju duhet të paraqisnit kuponët përkatës. Një person kishte 66 kuponë për një vit, por më pas dhe kjo shifër u pakësua. Për kostumet e burrave, duheshin 16 kuponë, për kostumet e grave ishte diçka më pak, dhe po kështu për kostumet e fëmijëve".

Megjithatë, përdorimi i kuponëve nuk mund të mbulonte pajisjen e personave me veshjet e duhura, ndaj, njerëzit, krahas triskës vazhdonin të paguanin para për të blerë rrobat.
Lufta, gjithashtu, ndikoi dhe në mbarëvajtjen e industrisë së modës. Gjatë pushtimit nazist, Parisi, kryeqyteti i modës botërore, nuk ishte në gjendje që të mbante standardet e dikurshme.

Behlen thotë se kjo ishte një kohë e mirë për Amerikën, e cila kishte stilistë mjaft të mirë në veshjet sportive dhe të përditshme si p.sh. Claire McCardell.

Ky ishte një moment shumë i mirë për modën amerikane që mos të ndikohej nga moda europiane, dhe të kishin shitje mjaft të mira. Por, mbas luftës, Parisi sërish u kthye në kryeqendrën e modës; gjithsesi, mendoj se lufta e ndihmoi shumë industrinë amerikane të modës që të fuqizohej", - thotë Beatrice Behlen.



Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama