Thellohet skandali Berluskoni Vajzat e viles paguheshin 2 mije euro nata

Thellohet skandali Berluskoni: Vajzat e vilës paguheshin 2 mijë euro nata
Patrizia D\'Addario, (kandidate për zgjedhjet vendore), është dëgjuar për 5 orë me radhë nga prokuroria e Barit që ka hapur hetime për Kryeministrin. Ajo ka treguar për netët që ka kaluar në rezidencën e Vilës Çertoza, ka depozituar regjistrimet audio të takimeve të saj dhe një video ku ajo ka filmuar veten me një telefon.

"E bëra, pasi kështu askush nuk mund të më thotë që gënjej dhe nuk kam qenë atje, - tha ajo kur u pyet pse ka kryer rregjistrime.

Ai që "menaxhonte" vajzat ka qenë Xhanpaolo Tarantini, një sipërmarrës puliez dhe është pikërisht ky që ka çuar D\'Addarion në dy nga festat e Berluskonit. Para prokurorisë gruaja ka treguar se pakti ishte për 2000 euro nata, por "mora vetëm 1000 mijë pasi nuk pranova të rrija deri në fund".

"Herën e dytë kanë qenë zgjedhjet në SHBA, - tregon ajo, - qëndrova dhe e lashë pallatin të nesërmen në mëngjes. Kur arrita në hotel, mikja ime më pyeti nëse e kisha marrë zarfin me lekë, por i thashë se nuk kisha marrë asgjë. Objektivi im nuk ishin paratë: doja ndihmë për një projekt dhe Berluskoni më siguroi se do ta bënte".

Dëshmia e saj vazhdon..."Të gjitha ne kontaktoheshim nga Xhanpaolo, i cili na pyeste nëse ishim të gatshme të niseshim. Shkonim me taksi deri në hotelin që na thuhej dhe atje duhet të prisnim shoferin e Xhanpaolos, i cili na shpinte në pallatin Grazioli. Kur shkonim në hotel na thuhej se çfarë duhet të vishnim: fustane elegante dhe shumë pak tualet".

Vetë Berluskoni vazhdon të mohojë gjithçka, duke thënë që bëhet fjalë për "festa të pafajshme", ndërsa hetimet e prokurorisë së Barit i ka quajtur "spazzatura" (plehra).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama