Gjermania kthen 58 shtetas shqiptare

Gjermania kthen 58 shtetas shqiptare

Rreth 58 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen, u kthyen sot nga Gjermania. Operacioni i riatdhesimit u zhvillua  nga Policia e Shtetit Shqiptar, përkatësisht strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese  gjermane  dhe FRONTEX.

Nga shtetasit deportivë të kthyer, 16  prej tyre janë kthyer nga Gjermania, 6 prej tyre janë kthyer nga Franca, 12 nga Filanda dhe  24 nga Suedia.

Nga këta rreth 35 shtetas ishin me familje. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos  të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama