Gjimnastika per gjoksin

Gjimnastika per gjoksin
 Shpesh shohim femra te reja ne moshe me gjoks paksa te varur, me shpatulla perpara dhe me shpine te kerrusur. Nese shpatullat jane te perkulura eshte e mundur qe gjoksi, per sa i bukur te jete, do te rezultoje si i "fshehur" ne mes te kraheve dhe i varur. Kur qendron ne kete pozicion te gabuar ndodhe qe pesha e gjoksit eshte totalisht ne lekure, e cila ne kete zone eshte shume delikate. Ndersa nese mbahen shpatullat drejt, gjoksi mbeshtet me mire ne muskulin e madh pektoral dhe qendron i pozicionuar me lart. Rregulli i pare per te pasur gjoks te bukur eshte mire te mesoheni me nje pozicion me shpatulla te hapura dhe prapa, qafa e mbajtur drejt per te tonifikuar muskujt e shpines. Duhet te mesoni te korigjoni difektet e qendrimit qe me kalimin e kohes jane pergjegjes per renien e gjoksit, por edhe dhimbje te shpines. Gabimet ne qendrim jane shume te shpesht sa behen qendrim natyral.

Mund te ndiqen disa ushtrime per te permiresuar qendrimin:

Duhet te imitoni menyren e ecjes se modeleve, drejt dhe elegante. Keshilla klasike eshte ajo qe te ecni me nje liber mbi koke, duke u munduar te mos e rrezoni. Fillimisht ecja do tju duket e ngurte, por me kalimin e kohes, ecja do te behet shplodhese dhe natyrale. Duhet te shmangini pozicione te gabuara kur qendroni ulur, shpina duhet te jete e drejte, shpatullat nuk duhet te jete te perkulura, dhe gjunjet ti mbani ne lartesine e duhur.

Gjimnastika ne shtepi

Gjimnastika sherben per te permiresuar dhe perforcuar muskujt pektoral atu ku mbeshtetet gjoksi. Kur pektorali eshte i zhvilluar edhe gjoksi peson zhvillim. Disa ushtrime te thjeshta lejojne ne tonifikimin e muskujve. Gjimnastika per gjoksin duhet te praktikohet me butesi. Nje nga levizjet me te njohura dhe te thjeshta eshte sikur shtyp arren. Bashkoni krahet dhe shtrengoni duart duke ushtruar presion mbi gjoks, ky lloj ushtimi mund te behet ne cdo moment dhe pa forcuar kraharorin.




IkubInfo

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama