RAI Pensionistet italiane zhvendosen ne Tirane ndihen te pasur ne Shqiperi

RAI: Pensionistet italiane zhvendosen ne Tirane, ndihen te pasur ne Shqiperi

E mbani mend emigracionin masiv të shqiptarëve drejt Italisë në vitin 1991? Njëzet e pesë vjet më vonë, Shqipëria ka ndryshuar thellësisht dhe emigracioni është kthyer në krahun e kundërt.

Për shumë italianë, vendi i shqiponjave është sinonim i shpresës dhe jetesës me kosto të ulët.

Kështu e nis kronikën e tij të shkurtër emisioni “Ballaro”, i cili transmetohet në televizionin italian RAI.

Në Shqipëri kanë gjetur strehë pensionistët me pension të ulët, të cilët në Itali nuk ia dalin dot.

“Për shkak të kostos së ulët të jetesës, në Shqipëri ata ndihen të pasur. Një kafe kushton rreth 40 cent, një shtëpi me qira jo më shumë se 150 euro dhe faturat nuk i frikësojnë, pasi me 50 euro mund të paguajnë ujin dhe energjinë elektrike.

Në këtë mënyrë, me një pension minimal prej 500 eurosh, që në Itali mezi shkon deri në fund të muajit, në Shqipëri bëhet një “thesar” i vogël që mund ta administrosh pa shumë kokëçarje”, thuhet në kronikën e përgatitur nga gazetarja Marzia Maglio.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama