Është e qartë se mini-fundet që më shumë duken si rrip nuk preferohen për askënd përveç atyre me këmbë të përkryera dhe asnjë gram celulit, por vajzat në të 20-at shesh veshin funde më të shkurta dhe pantallona të shkurt. Këtë sezon, shkurt është përsëri në modë, andaj në përputhje me konstrukt zgjidhni edhe fundin dhe me krenari tregoni pjesën joshëse mbi gjunjë. Qepja e fundit apo pantallonave do të duhej të arrijë deri tek kofshët, por nëse vizuelisht dëshironi t’i zgjasni këmbët zgjidhni modelin i cili mbi kofshë është pak i ‘fryrë’. Natyrisht, fshehtësia e këmbëve të bukura nuk është vetëm të jenë të dobëta, por në formë të mirë. Nëse mendoni se keni pak kilogram më tepër, vizitoni palestrën. Efekti i ushtrimeve do t’iu jep formë të mirë.
Disa rregulla për përzgjedhjen e gjatësisë së fustanit:
Për më të guximshmet- përpiquni që të ngjiteni shkallëve me atë fund. Nëse mendoni se personi që është pas jush mund të sheh çfarë ngjyre i keni rrobat e brendshme, atëherë dine është e shkurtë shumë. Pamja e përditshme- drejtohuni, me duar të lëshuara anash. Fundi i fundit nuk do të duhej të ishte më lartë se majat e gishtave tuaj.
Për pamje pak më serioze- përkuluni sikur dëshironi të kapni diçka nga toka. Nëse rrobat e brendshme shihen, fundi është i shkurtë. Nëse dëshironi fustan pak më të gjatë, uluni kacule dhe nëse fundi i fundit prek tokën, ajo është gjatësia e duhur. Rregulla e fundit- kurrë mos vishni fund, qepja e të cilit vizuelisht prenë pjesën më të trashë të këmbëve tuaja











