Shkelzen Berisha le Gerdecin per fene

Shkëlzen Berisha lë Gërdecin, për fenë
Ne të stafit të Bluetooth e zbuluam më në fund Shkëlzenin, kërkim pas kërkimi në Facebook. Siç duket edhe për djalin e kryeministrit, kjo është një modë e re. Eshtë tejet i shqetësuar. Jo për dosjen Gërdeci. As për përfshirjen e tij në aferin e biznesit që mbi një vit më parë i mori jetën 26 personave. Eshtë i shqetësuar për bindjet “personale” fetare. “Të dashur miq në respekt të bindjeve fetare personale dhe të të tjerëve, ju lutem të mos postoni në email- in tim asnjë koment me përmbajtje fetare. Flm”. Ky është statusi më i ri i Shkëlzen Berishës. Dihet tashmë se Shkëlzeni dhe Argita janë të lidhur shumë me fenë. I përkasin besimit mysliman. Për herë të fundit janë parë bashkë me ‘Sheraton’ për Iftar. Ndërkohë që Shkëlzeni prej kohësh është akuzuar nga media e shkruar dhe vizive për lidhjet e tij me Delijorgjin e Mediun në skandalin e Gërdecit. Vetëm 38 minuta pas tragjedisë ish-ministri i Mbrojtjes foli me djalin e kryeministrit. Se çfarë është biseduar mes tyre 38 minuta pas ngjarjes tragjike askush nuk di ta thotë. Për këtë telefonatë, nuk ka folur as Fatmir Mediu dhe as Shkëlzen Berisha. Dhe pas botimit të këtyre fakteve, Shkëlzeni bëhet i gjallë. Por siç duket, pas asaj tragjedie të rëndë, i ka kthyer sytë më shumë tek çështjet fetare.




Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama