Ky eshte rasti i pare i dyshuar i gripit te derrave ne Shqiperi. Bartesi i dyshuar, eshte 57 vjeçari Sajmir Rrepishti punonjës i Ministrisë së Jashtme, i sapo kthyer nga Damasku i Sirisë. Ditën e hene ne kryeqytetin sirian u zhvillua Konferenca Islamike per Rezoluten e Kosoves, ku mori pjese edhe nje delegacion shqiptar, i kryesuar nga ministri i Jashtem, Lulzim Basha.
Rajoni, rasti i pare ne Rumani, i treti ne Greqi
Rumania identifikoi dhe konfirmoi sot rastin e parë të infektuar me virusin e gripit H1N1 te një grua 30-vjeçare, e cila ishte kthyer nga Nju Jorku javën e kaluar, deklaroi ministri rumun i Shëndetësisë. "Rumania i bashkohet zyrtarisht listës së vendeve të prekura nga virusi H1N1", deklaroi ministri Ion Bazac gjatë një konferece për shtyp. Bazac deklaroi se gruaja kishte jetuar për disa kohë në SHBA.Ajo u shtrua së bashku me tre të afërm të saj në një spital në Bukuresht. Nderkohe shteti fqinj, Greqia, konfirmoi sot rastin e trete me gripin e derrave. Ministri i Shëndetësisë, Dimitris Avramopoulos shpjegoi me anë të një deklarate publike se rasti i ri i konfirmuar është një student 20-vjeçar nga Selaniku, që ishte i shoqëruar me një person tjetër, i cili u identifikua nga telekamerat termike në aeroportin e Athinës ndërsa kthehej nga një udhëtim në Edinburg, Skoci. Të dy personat janë shtruar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Katër studentë të tjerë, nga grupi që po kthehej nga Edimburgu, aktualisht janë nën kontroll.
Gazeta Shekulli











