Bandat e verteta jane partite politike

'Bandat e verteta jane partite politike'

Analisti Fatos Lubonja shkruan sot se çështja “Shullazi” nuk është thjesht çështje e një “grupi të strukturuar kriminal”. Në një shkrim të publikuar sot në të përditshmen “Panorama” ai argumenton se si politika i përdor dhe i fuqizon njerëz si Shullazi dhe pastaj i lëshon kur ata bëhen të pambrojtshëm.

Lubonja shtron një pyetje: Pse profesorët u ankuan te Berisha dhe jo te shteti?

Fakti që shohim Berishën të guxojë të denoncojë Shullazin, ndërkohë që institucionet shtetërore, shoqëria civile e mediat nuk guxuan ta bëjnë këtë të parat, është në koherencë me luftën e bandave: te Berisha shkojnë e ankohen si një i fortë përb të kërkuar mbrojtje nga të fortët e tjerë, ndërkohë që normalisht njerëzit duhej të shkonin të ankoheshin në organet e shtetit”.

Në këtë kontekst, Lubonja e ngre gishtin edhe mbi opozitën, duke e ngarkuar me një përgjegjësi që nuk mund të shkarkohet me justifikimin se “Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët”.

Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dher baronët e drogës? Si ka mundësi që në këta tetë vjet në vend se të dobësoheshin, këta qenkan fuqizuar aq shumë sa arritën t’ju marrin pushtetin, ndonëse ju kishit me vete Policinë, Prokurorinë, SHIK-un?
Lubonja i rikthehet edhe një herë shprehjes ironike: Më mirë dy banda se sa një bandë”.

Është deri diku e vërtetë ajo që thonë mbështetës të Berishës se ai i përdorte kriminelët, por nuk ulej në tryeza të hante e të pinte me ta, kurse Rama i ul në tryezë, i bën miq e shokë”.

Por Sipas Lubonjës përgjegjësia nuk mund të kërkohet te një njeri i vetëm. Ai thotë se faktori kryesor është ekonomia e kriminalizuar që është e lidhur me politikën kriminale dhe që i ka çuar kriminelët deri në parlament.

Krimi ka kapur institucionet nëpërmjet partive dhe vice versa, partitë në luftën për pushtet gjithnjë e më shumë i janë afruar krimit dhe kriminelëve, duke degjeneruar në banda në luftë me njëra-tjetrën për kontroll pushteti dhe territori.

Pavarësisht pesimizmit që karakterizon shkrimin e Lubonjës, ai mundohet të gjejë edhe një zgjidhje për këtë situatë që po degjeneron përditë e më shumë.


Që Shullazët të mos na dalin përpara për të na kërcënuar me vrasjen e fëmijëve, duhet që njerëzit që fshehin kokën si struci, duke menduar se janë në punën  e vet, ta ngrenë atë. Veçanërisht kjo vlen për ata që qytetarë, intelektualë, gazetarë, specialistë, që kanë gjetur rehat duke mbështetur me kokë ulur njërën apo tjetrën parti, pa dashur të shohin se këto parti kanë rënë në duar njerëzish që i bëjnë të funksionojnë si organizata kriminale.”      


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama