Sot perkujtohet 5 Maji Dita e Deshmoreve

Sot perkujtohet 5 Maji, Dita e Deshmoreve

Sot shënohet 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sot pritet të zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Zyrtarë të shtetit dhe politikës do të vendosin kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Pritet që sot paradite, Varrezat e Dëshmorëve të vizitohen nga kreu i qeverisë Edi Rama i shoqëruar nga aleati i tij Ilir Meta. Ndërkohë që edhe strukturat e larta të opozitës me në krye Lulzim Bashën të kryejnë homazhe për nder të dëshmorëve. Ashtu si çdo vit, homazhet e politikës pritet të jenë të ndara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama