Pak eshte gjithmone me shume. Nese e theksoni shume ngjyren e buzeve, atehere duhet te zvogeloni makiazhin ne pjesen tjeter te fytyres.
Krijoni Look-un:
1.Hapni dhe celni syte nepermjet aplikimit te nje toni te bardhe ne pjesen e qepallave. Pastaj perdorni rimel per te zgjatur dhe theksuar qerpiket.
2. Jepini ngrohtesi tonit te lekures tuaj dukue aplikuar me furce ngjyre roze ne pjeshke ne zonen e mollezave, ne pjesen e ballit dhe ne mjeker, dhe me pas ne kurrizin e hundes.
3. Per buzet, zgjidhni nje ngjyre te forte kumbulle qe reziston per shume kohe (nje ngjyre ne mode per stinen e pranveres). Per te pasur nje pamje sa me perfekte perdorni nje furce buzesh.Ne fund vendosni pak Lip Gloss (shkelqyes buzesh) per t\'i dhene shkelqim.
Tendence: Sy te theksuar
Krijimi i nje syri te erret duke aplikuar ton kaf dhe te kuqe ngjyre trendafili (ne vend te modelit te vjeter gri dhe te zeze) eshte nje afrim modern per nje look klasik. Faqet dhe buzet duhet te kene ngjyre te lehte ndersa ngjyra e syve eshte e forte. Ky look mund te perdoret si diten dhe naten.
Krijoni Look-un:
Aplikoni pak ton kafe te erret ne zonen siper qerpikeve, dhe me gishtin tuaj perhapeni tonin ne pjesen e siperme te qepalles per te krijuar nje nuance natyrale. Me pas vendosni pak ton ngjyre trendafili te kuq ne pjesen e poshtme te qepalles dhe pergjate vijes se qerpikeve per kontur. Theksojini kendet e syve dhe pjesen e siperme fundore te qepalles me ngjyre te verdhe te hapur. Dhe perfundoni duke aplikuar rimel te zi tek qerpiket.Vendosni pak ton ngjyre pjeshke ne zonen e mollezave e cila do ti jap ngrohtesi pamjes tuaj. Dhe ne fund, per buzet perdorni nje nuance natyrale sipas stilit te viteve \'60.
IkubInfo











