Eshte nje stil seksi per ne pranvere, qe kombinon elegancen me asimetrine, linjat klasike me nje qendrim pak te anuar, dhe sigurisht, mbulimin me ekspozimin. Qofte i shkurter apo i gjate, kerkoni nje fustan me nje pjese te varur qe eshte prere dhe stiluar per te dhene pershtypjen e nje atmosfere ne Greqine e lashte te perendeshave. Fustani i "perendeshes" eshte kthyer serish ne menyre madheshtore se bashku me supin e zbuluar.
Maksi (Fustanet e gjate)
Mund te themi se dhe fustanet e gjate vazhdojne te jene ne mode gjithmone e me fuqishem. Ka njerez qe mendojne se gjatesia mund te zbehe kedo qe nuk ka gjatesine e nje modeleje, por kjo e mete mund te rregullohet nese i kushtoni kujdes volumit poshte belit tuaj. Pjesa fundore duhet te vije sipas linjave te trupit tuaj dhe jo te jete e fryre. Rripat e trashe ne pjesen e siperme jane nje balance e mire. keto fustane jane mjaft te rehatshme.
Te stampuar dhe me lule
Nese ju pelqen nje mode pranverore disi e lehte dhe delikate,ndoshta duhet te prisni deri vitin tjeter. Sigurisht qe ekzistojne stile te lehta, nje-ngjyreshe, por shume stiliste kete vit kane qene me se te vendosur per ngjyrat e gjalla dhe te ndezura. Mund te gjeni lule te stampuara me nje dizenjim te persosur dhe ne permasa te medha, figura gjeometrike shume ngjyreshe dhe motive te shumta sipas stilit modern Bohemian (i cili kthehet serish ne mode kete vit), si dhe fustane me ngjyra te ndezura qe valeviten.
Mbremja
Fustanet e mbremjes! Jane totalisht fantastike, ngjyre te verdhe te ndezur, roze, gur kali, me gjethe, lidhje, dhe me zbukurime rreth qafes, materiale mendafshi dhe linja te thjeshta qe nuk do te dalin nga moda vitin tjeter.
IkubInfo











