Mijera shqiptare kerkojne azil ne Gjermani

Mijera shqiptare kerkojne azil ne Gjermani

Një raport i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tregon se numri i azilkërkuesve shqiptarë në 3 muajt e parë të këtij viti ka pësuar rritje. Shqipëria renditet në vendin e tretë mes dhjetë vendeve nga mbërrin fluksi i azilkërkuesve. Kosova mban vendin e parë. Në muajin janar, 1648 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, në shkurt 1794 dhe në mars 3020. Shifrat tregojnë shtimin e kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë nga muaji në muaj. Kosova ka patur 3630 kërkesa në janar, 7728 në shkurt dhe në 11729 mars. Në vendin e dytë është Siria, një vend në konflikt. Vetëm ditët e fundit nga qyteti i Kukësit janë nisur drejt Gjermanisë me qindra qytetarë, një pjesë e të cilëve mendohet se janë regjistruar si azilkërkues, duke shkelur rregullat e liberalizimit të vizave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama