Por në këtë rast, përgjegjësia ka qenë shumë më e madhe, për shkak të pozicionit zyrtar të Pangos. Më pas ai ka treguar dhe mënyrën si u realizua kamera e fshehtë, që zbuloi skandalin seksual të Pangos. Ndërsa Gjinushi tha se në këtë rast nuk kemi të bëjmë thjesht me një skandal seksi, por me një rast të pastër korrupsioni, një trafik seksi, ku në këmbim të një vendi pune ose tenderi kërkohen përfitime në natyrë. Analisti Çili, megjithëse iu bashkua reagimit të gjerë të opinionit publik dhe politikës, tha se i ngjan pak si një histeri kolektive. Nga ana e tij, zv/kryeministri Pollo tha se ngjarja shkakron indinjatë dhe ka një person përgjegjës, që është ndëshkuar. "Eshtë e rëndësishme që ai u ndëshkua menjëherë", theksoi ai. Gjatë emisionit, është transmetuar edhe intervista e vajzës që bisedoi me ish-ministrin Pango si dhe u transmetua i plotë dialogu i plotë i vajzës së parë në zyrë me Pangon, ditën e fundit (pas telefonatave mes tyre), dialog i patransmetuar nga "Fiks Fare".
BISEDA E PLOTE
Takimi i vajzës së parë në zyrë me Ylli Pangon, ditën e fundit (pas telefonatave)
Ylli Pango: Si jeni?
Fiksi: Përderisa kam aplikuar, do të thotë që jam e interesuar.
Ylli Pango: Ti s‘vjen, mbyll telefonin, s‘interesohesh...
Fiksi: Në ç‘mënyrë luftohet?
Ylli Pango: Në çdo moment luftohet.
Fiksi: Duhet të kisha ardhur, ndoshta kam neglizhuar, por duhet të kisha ardhur.
Ylli Pango: Ngela një çikë i habitur. Tani historia ka qenë kështu, që ta dish thjesht fare. Ti kishe idenë që do të vije në Institut dhe do të të hante ndonjë ari? Çfarë kishe?
Fiksi: Jo, jo, nuk kisha asnjë ide, por thjesht që kërkova punë në ministri.
Ylli Pango: Nuk të tha njeri që nuk do të punoje në ministri...
Fiksi: Nuk e kam kuptuar.
Ylli Pango: Oferta ishte goxha e mirë.
Fiksi: Unë nuk kisha nevojë për një makinë, për të ardhur në Institut. Fakti që do t‘ju takoja në Institut më bëri të ndihesha keq. Juve nuk ju kam mik, ju njoh, kam shumë respekt...
Ylli Pango: Rrofsh! Tani edhe një herë, pyetja është kjo: çfarë të shqetësonte që do vije aty? E kam kuriozitet...
Fiksi: Nuk më shqetësonte asgjë, thjesht fakti që kërkova të punoja në ministri dhe të takohesha në një Institut, kur nuk e njoh fare...
Ylli Pango: Po të flas troç fare... edhe një përgjues këtu (vendos dorën poshtë tavolinës), çfarë nuk kam dëgjuar, qoftë edhe për këtë. Kjo ishte arsyeja, domethënë...
Fiksi: Nuk besoj se po bëjmë një gjë, që është jozyrtare...
Ylli Pango: Absolutisht. Edhe atë detyrë që do të fillosh ti. Unë kam qëndruar me çdo njeri, është marrë, është interpretuar, është folur, të gjitha. Aty jam shumë i qetë, e kam pronën time private. Ne jemi njerëz në radhë të parë, kemi një minimum besimi gjithmonë.
Fiksi: E kuptoj!
Ylli Pango: Duhet të dish që, kontrata e parë që është bërë në këtë botë nuk është bërë me firmë dhe me vulë, por ka qenë një kontratë besimi, pastaj hynë vulat dhe firmat.
Ideja ishte të ishe këshilltarja ime, me rrogë shumë të mirë, sepse do të ishe e kabinetit. Plus, meqenëse ministrat shkojnë e vijnë, konjukturat ndryshojnë, unë nuk kam ndërmend të ndryshoj, por për çdo rast lëviz andej, në ndonjë ministri tjetër... nesër, pasnesër... Kuptohet, pas zgjedhjeve, se në këto zgjedhje deri në shtator, ne këtu jemi. Unë kam një Institut dhe po të kishe ardhur, do të të kisha treguar disa gjëra shumë interesante. Atje sapo hyn gjen 7 botime, libra, botime të Institutit, botime ku unë kam pasur të aktivizuar pedagogë dhe studentë të fakultetit... dhe ky Institut ka qenë shumë i fuqishëm, ka marrë edhe projekte 100 mijë, 200 mijë euro, 500 mijë euro të Komunitetit Evropian, UNDP... dhe gjithmonë ka pasur nevojë për njerëz. Njërën prej këtyre që ka punuar në Institut, unë e kam drejtoreshë këtu, edhe e kam nga më të mirat... Është Suela Kursi, është një që merret me… një Nardi Nardi.
Dhe ç‘kam bërë? Kam kombinuar që njerëzit më të besuar t‘i kem dhe në ministri, t‘i kem edhe në Institut. Meqë unë jam në ministri, quhet konflikt interesi, prandaj them që janë ca gjëra që me dash keq... prandaj doja të flisja në konfidencë. Institutin ia kam kaluar mbesës sime, që ta komandojë ajo si emër, por ndërkohë këta njerëz vazhdojnë punojnë dhe marrin projekte. Duke u angazhuar edhe ti në këtë ekip, e para këtu e mbaje variantin, e dyta siguroje edhe një të ardhur tjetër atje, që ishte goxha, ndërkohë që isha edhe unë në plotësimin e stafit.
Fiksi: Ju kuptoj dhe ju falënderoj që më vlerësoni pa më njohur, më fusni te miqtë, te njerëzit e besuar...
Ylli Pango: Ka edhe njerëz që unë nisem me goxha paragjykim pozitiv dhe nuk dalin të tillë. Ti mund të jesh goxha e kapur, po të shikoj nga veshja, nga makina, nga të tëra. Dukesh që i ke siguruar të tëra mjetet e tua.
Fiksi: Faleminderit, por m‘i ka siguruar familja, nuk varet nga unë fare.
Ylli Pango: Edhe kjo ma bën qejfin, shumë mirë. Kështu që do të bëja një muhabet shumë më të gjerë... Ti, në qoftë se do të ishe e angazhuar tamam për këto gjëra, do të kishim prapë një lloj kontrate morale bashkë, që mos ndodhte siç ka ndodhur me disa të tjera që kanë ardhur, kanë ndenjur ca kohë... dikush ka ikur, dikush ka bërë... E ndajmë mendjen të punojmë bashkë?
Fiksi: Sigurisht, kam ardhur të zë një vend, një vend pune pa dashur të lëviz dy muaj.
Ylli Pango: Si person vetë ke marrë ndonjë rrogë?
Fiksi: Unë, s‘është se kam punuar. Edhe kur kam punuar, kam punuar në një tv lokal dhe kam punuar për kënaqësi. Nuk është se kam punuar për pagesë.
Ylli Pango: Rrogë të madhe?
Fiksi: Jo, vetëm kur kam prezantuar aktivitete kulturore.
Ylli Pango: Kjo nuk do të thotë që ti nuk e vlerëson pagën?
Fiksi: E vlerësoj sigurisht, sepse vlerësohet puna ime, por kjo nuk do të thotë që punoj vetëm për pagesë, ose nuk do të thotë që duhet një punë patjetër për pagën.
Ylli Pango: Mund edhe të mos punosh fare, pa pagë. Je e qetë pa pagë?
Fiksi: Do më vinte mirë që, për sa kam studiuar, të merrja një pagë që të vlerësohej puna ime, por që ta kem qëllim në vetvete pagesën... Më intereson një punë që ta kem edhe si kurrikulum, dhe të ndihem mirë.
Ylli Pango: Duhet të bëhej një bisedë, qoftë edhe pak më e gjatë... nuk e kisha parashikuar, qoftë edhe në ndonjë lokal që do të kishe qejf ti më shumë... Kështu që të ishe më e qetë ti...
Fiksi: Unë jam shumë e qetë në fakt.
Ylli Pango: S‘jam unë i qetë, se edhe njerëz më presin prapa dere, edhe mbledhje qeverie kam dhe asnjëherë nuk besoj, siç është krijuar kjo situatë... Ti s‘ke asnjë problem, ti je grand, por duhet parë raporti i brendshëm, duhen parë të dy njerëzit. Sepse ideja tjetër ka qenë edhe kjo... zakonisht sot, nëse ti e ke ndarë mendjen, është thjesht puna te rroga.
Fiksi: Është hipokrizi të them që nuk më pëlqen.
Ylli Pango: Sot, ecja përpara në një fushë të caktuar, kërkon një lloj stabiliteti dhe ti këtë stabilitet është kur ke një rrogë, je rehat fare. Një aspekt tjetër është kur ke lidhje me një njeri që ka fuqi, ka mundësi, të merr, siç ka ndodhur me ministri të tjera... po... njerëz që kanë bërë biznes dhe këta njerëz i ke të afërt. Oferta ime ishte goxha e lartë në të gjitha aspektet, qoftë për punën në ministri, qoftë në Institut. Dhe këto ishin gjëra me më shumë detaje, duhet të ishte bërë muhabet më hollësisht. Megjithatë prapë, mos e merr për kështu që më ka ngel hatri i madh... erdhe, s‘erdhe.
Fiksi: Ju kuptoj.
Ylli Pango: Nuk është çështje që nuk u tregove korrekte, nga ana zyrtare, se ti nuk kishe filluar punë me mua. Më tepër ishte që unë doja të të jepja besim dhe ti s‘e çave shumë kokën dhe bile ndërpreve dhe telefonat e të gjitha. Kështu që unë krijova një ide që s‘e paske shumë të rëndësishme. A e kupton?
Fiksi: Përderisa kam aplikuar...
Ylli Pango: Ka aplikime që janë domosdoshmëri, dua të filloj edhe unë, dua të bëj diçka e hajde të ecim në këtë rrugë. Ka aplikime që mund të bëhen, që nuk janë keq… që nuk bie poshtë, që e di se kudo më kërkojnë, nuk është se bie poshtë...
Fiksi: Duke ditur që kam një mesatare te të lartat, mendova të punoj në ministri, është një gjë jo shumë e vështirë, mendova unë...
Ylli Pango: S‘është edhe aq e lehtë, po ta shikosh nga një aspekt.
Fiksi: Mendoja që e meritoja. Duke qenë se ju më kaluat në Institut...
Ylli Pango: S‘të kalova aty, ishte një rrogë shtesë, ta shpjegova ç‘ide kisha, pastaj do të ofroja diçka tjetër, sepse edhe ti mendova që doje të kishe një punë me një njeri që të ecje, të bëje përpara, të kishte stabilitet. Sepse kështu ecet sot...
Fiksi: Faleminderit, e vlerësoj shumë.
Ylli Pango: Këto formulat i paske kështu...
Fiksi: Jam zyrtare. Që të mos ju ha kohë...
Ylli Pango: Jo, ti s‘ke qenë zyrtare ndonjëherë, këto anët e politesës që i shikon nëpër televizione, nëpër këto... Më tepër për mua, më formale me mua, sepse edhe unë po të flas më tepër joformalisht, sesa formalisht.
Fiksi: Po, po, ju kuptoj, faleminderit për konfidencën.
Ylli Pango: Unë, këtë ide në përgjithësi ta shtjellova. Nuk e di çfarë...
Fiksi: Çfarë, kur të kesh ndonjë gjë më të qartë për në ministri...
Ylli Pango: Si?
Fiksi: Për vendin që ke bosh, mund të telefonosh edhe... ç‘mund të bëjmë, nëse duhet t‘i nënshtrohemi ndonjë testimi apo nuk e di... si funksionon këtu...
Ylli Pango: Domethënë, kombinimin që të kesh edhe këtë, edhe atë?
Fiksi: Institutin... phhh (mohon)
Ylli Pango: S‘i bën të dyja? Do vetëm një punë këtu? Të zakonshme, të zakonshme, jo nuk ka ndonjë gjë, se unë të thashë që kam disa njerëz, edhe këtu, edhe atje, e që më bëjnë goxha punë... Kam një projekt me disa italianë tani dhe, me thënë të drejtën këta më kanë mbajt... dhe jurist nuk kam atje. Mirë, unë do të bëj telefon, për çdo rast.
Fiksi: Shumë faleminderit!











