Perfitimet e fleksibilitetit ne pune

Perfitimet e fleksibilitetit ne pune

Janë kryer një sërë studimesh dhe sipas fidbekut të tyre ka rezultuar se pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve të të gjitha moshave kërkojnë më shumë fleksibilitet në vendin e punës.

Kompanitë të cilat kërkojnë të tërheqin dhe të ruajnë një forcë punëtore produktive janë më të vëmendshme se kurrë. Punëkërkues dhe punonjës mbani shënim: Ju ka shumë të ngjarë që së shpejti të vini re ndryshime në kompanitë pranë jush. Këtu më poshtë do të gjeni listuar tre nga përfitimet kryesore të një ‘lëvizje ‘të tillë’”

Besnikëri. Çfarë do ju bënte më të devotshëm dhe të përkushtuar ndaj punëdhënësit tuaj aktual? Opsionet fleksibël të punës do nxisnin 82 për qind të të anketuarve të ishin më besnikë. Pra, cilat janë opsionet fleksibël të punës? Kjo mund të nënkuptojë punën në distancë, punën nga shtëpia, me kohë të pjesshme ose punë të pavarur apo edhe një orar alternativ të punës. Besnikëria ndihmon punonjësit më të mirë të ecin përpara. Kompanitë mund të mos jetnë në gjendje ta ‘etiketojnë’ besnikërisë, por ata e identifikojnë atë kur e ndeshin. Kjo është një fitore reciproke si për punonjësin ashtu dhe për punëdhënësin.

Cilësi e jetës. Çfarë do ndikonte pozitivisht kualitetin e jetës suaj? Nëntëdhjetë e shtatë për qind e pjesëmarrësve në një gamë të gjerë studimesh me këtë subjekt kanë raportuar se një punë me fleksibilitet do të bënte ndryshimin. Puna me orar fleksibil do të ulte nivelin e stresit, sipas 87 për qind të të anketuarve, dhe më shumë se tri të katërtat e tyre besojnë se do t’i bëjë ata më të shëndetshëm.

Produktivitet. Nëse vërtetë iu duhet të përfundoni një projekt, ku do të punonit? Shtatëdhjetë e gjashtë për qind e punëtorëve ndiejnë nevojën për ta shmangur zyrën kur kanë detyra të rëndësishme. Gjysma kanë referuar se puna nga shtëpia është një alternativë më e mirë, sepse ajo eliminon shperqëndrimet dhe ndërprerjet e kolegëvë. Arsye të tjera në lidhje me punën në distancë përfshijnë minimizimin e politikave të zyrës dhe stresin e lidhur me shkëmbimin. Dhe pjesa e mbetur raporton se puna nga shtëpia është më e rehatshme.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama