Kreshnik Ibrahimi Kam arritur kulmin me imitimin e Olsit te Bigut
- Botuar: 18 vite më parë
- Shkruar nga:
Si e përshkruan veten me pak fjalë?
Djalosh punëtor, i urtë jo llafazan, më mirë të më përshkruajnë të tjerët do kisha dashur.
Ç’ka mendon për karrierën tënde dhe çfarë do të thotë fama për ty?
Po mundohem të bëj një karrierë sepse ka shumë punë për tu bërë deri në fund, dhe deri tani po eci mirë dhe me hapa të sigurt, ndërsa për famën është një gjë shumë e mirë, gjë që më bën të ndihem perfekt.
Ke pasur probleme gjatë imitimit të personaliteteve tona të njohura dhe ku e ke gjetur veten më mirë?
Normal që ka probleme por i kam tejkaluar besoj, sigurisht probleme kam pasur te dialekti, por nuk ka zgjatur shumë. Mendoj se jam adaptuar shumë mirë tash në Shqipëri, ndërsa veten e kam gjetur me së miri tek personazhi i Olsit.
Ke pasur ndonjëherë ndonjë kritikë për imitimin e Ramush Haradinaj?
Jo fatbardhësisht nuk kam pasur probleme, përkundrazi kam marrë shumë komplimente edhe nga vetë z. Ramush.
Tashmë je bërë pjesë e show-t televiziv “Portokalli” në Shqipëri. Si je pritur nga publiku?
Mendoj se jam pritur mirë dhe i falenderoj për përkrahjen që më kanë dhënë, ndërsa në veçanti i jam mirënjohës regjisorit Altin Basha dhe Agron Llakajt.
Te ka tërhequr kontrata e majme që të është ofruar, që e le programin në Kosoveë?
Sigurisht që po, por as në Kosovë nuk kam qenë keq (qesh).
Edhe pse je i ri, jeta jote private akoma nuk është zbuluar në tërësi, a e ke gjetur personin e duhur për jetën apo akoma?
Jo, nuk e kam gjetur akoma, jam në kërkim të fatit, kurdo që të vijë, do e pres mekrahë hapur.
Si do te ishte femra ideale për ty dhe si mendon cila është femra më seksi në botë?
Femra ideale për mua do të ishte një femër e sinqertë, e bukur, kaq. Femra më seksi në botë për mua është Rihanna.
Dita më e lumtur e jetës tënde?
Kur kam lindur, por atë ditë s’e mbaj mend mirë (qesh). Dita më e lumtur ka qenë shpallja e Pavarsisë së Kosovës, një emocion i pa përsëritshëm.
Nëse do mund të ftoje në darkë ndonjë personalitet të madh, kë do kishe zgjedhur?
Sali Berishën dhe Edi Ramën, të dy së bashku në një tavolinë. Imagjinojeni si do kishte përfunduar darka.
Panorama