Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman i ka tërhequr veshin qeverisë shqiptare duke thënë se po merret shumë pak me çështjen e azilkërkuesve.
Sipas tij kjo është një çështje shumë serioze dhe kërkon vëmendje të veçantë.
Duke folur për Shqiptarja.com ai ka bërë publike edhe një listë me profesionet kërkuara në Gjermani.
“Tregu gjerman ka nevojë për një sërë profesionistësh, por personat që kanë shkuar me një procedurë azilkërkimi ia kanë hequr vetes mundësinë e punësimit”, tha Hoffman.
Ja profesionet e kërkuara në tregun gjerman:
Inxhinier mekatronik
Ekspert i sistemeve mekatronike
Mekatronik bachelor
Teknik mekatronik
Inxhinier elektronik
Inxhinier i industrise elektronike
Inxhinier në Teknologji industriale
Inxhinier ndërlidhës
Teknik për mjete automatike
Teknik në sistemet autonomë robotikë
Elektroteknik
Inxhinier ndërtimi
Inxhinier rrufpritësesh
Inxhinier elektrik
Elektricist
Inxhinier i Elektronikës infrastrukturore
Teknik i pajisjeve elektronike
Mekanik i makinave elektronike
Inxhinieri industriale
Teknik i pajisjeve fiskale
Teknik i objekteve elektronike
Programues elektronikë
Rregullues frigoriferi
Arkitekt
Hidraulik
Shofer treni
Mjek profesional
Infermier/e
Teknik ortopedike
Teknik anestezie
Teknik kondicionerësh etj...