Kthehu ne vitet ’60!

Kthehu në vitet ’60!
Të gjata, të drejta, të shkrifëta. Si në vitet 60, flokët kornizojnë fytyrën dhe bien mbi shpatulla. Duke dhuruar një pamje ëndërruese, naive, por edhe të lirë, si Ali MacGraw në filmin “Love Story”, që ka bërë të qajë një gjeneratë.

Bionde naive

Stilisti Alessandro dell’Acqua e vë theksin mbi joshjen e një vështrimi të pafajshëm dhe tekanjoz, si ai i protagonistes së “Love Story”, filmit të suksesshëm lotëshpërthyes i viteve ‘70. Për ta bërë ironike atë melodramë, ndikoi mbi të gjitha freskia e protagonistes Ali McGraw, me flokë të gjatë dhe të drejtë, të ndarë me vijë në mes, që do të shoqërojë edhe look-un e konflikteve rinore të atyre viteve dhe yjeve të country music.

Engjëll vs Djall


Edhe një brune mund të ketë një pamje engjëllore. Mjafton të vërë kundër njëri-tjetrit parukierin dhe grimierin, siç ndodh në sfilatat e “Pringle of Scotland”: flokët, nga ngjyra e plotë dhe kompakte, janë fryrë në të gjithë gjatësinë, duke krijuar një floknajë të butë, që bie mbi shpatulla. Make up-i shkëlqen me tone të qarta dhe të shndritshme. Një look perfekt për një femër me vështrim engjëlli, por me shpirt djallëzor.

Efekt i pakrehur

Vizë në mes dhe flokë të shkrifët, por jo domosdoshmërisht të rëndë plumb: edhe ëndrra e atyre që kanë një floknajë rebele mund të realizohet falë një krehjeje që nuk e vë theksin tek rrënjët, por tek majat. Lërini të buta dhe të ondëzuara mbi shpatulla. Një efekt i pakrehur, që Borbonese e ka realizuar me bigudi oversize.

Hair in the wind

Ngjarjet rinore të viteve ’60-’70 bënë bujë jo vetëm për shkak të notave liberale, për të cilat bënte thirrje Bob Dylan në “Blowin’ in the wind”, por edhe për shkak të flokëve të pakrehur të Joan Baez: një çift simbol i një gjenerate të tërë, që në vena u rridhte refleksioni dhe protesta. Kanë edhe shumë fansa, që i kopjojnë edhe në look.

Një stil rebel

Dëshira për protestë fillon nga koka: Karl Lagerfeld për Fendi, një vështrim “i zemëruar” që, për shkak të krehjes, e bën edhe më interesant look-un. Kush ka flokë të drejtë, nuk duhet të bëjë gjë tjetër veçse t’i lërë t’i bien përgjatë fytyrës. Kush ka flokë të çrregullt, duhet t’i besojë fuqisë së mrekullueshme të një pjastre të gjeneratës së fundit: e veshur me qeramikë, për të siguruar rrëshqitjen, dhe në mermer të bardhë për mbrojtje maksimale.

Eliksiri i rinisë

Në kurën e saj anti-moshë, Demi Moore u jep shumë rëndësi flokëve. Ju kujtohet me prerjen si çunak të flokëve në filmin “Ghost”? E pra, harrojeni. Demi mund të kundërshtojë këdo që beson se flokët e shkurtra janë në eliksir i rinisë së përjetshme dhe të nxisë mbi 40-vjeçaret që të mbajnë flokë të gjatë e të drejtë të ndara me vizë në mes. Tek ajo kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.


/CdoDite/
 

\"\"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama