Vazhdon sherri per Driteroin Hila Stefani i lig apo mendjeshkurter!?

Vazhdon sherri per Driteroin, Hila: Stefani, i lig apo mendjeshkurter!?

Vazhdon përplasja mes Andrea Stefanit dhe Dritan Hilës, lidhur me qëndrimin ndaj Dritëro Agollit, pas një interviste të shkrimtarit të njohur, dhënë për gazetën “Shekulli”, pak ditë më parë. Hila është kundërpërgjigjur ndaj një shkrimi të Stefanit. Më poshtë postimi i tij:

“Në të freskëtin mëngjes, lëçita të hidhurin haber: Dreqi e mori, Andrea Stefani më zbuloi që jam agjent i Sali Berishës dhe më demaskoi.

Por tej ironisë dhe pa modesti në përgjigje të tijit status-tërkuzë në FB, doja t’i thosha se fyelli im gazetaresk ka më shumë melodi nga ai i Stefanit që i bie vetëm vrimës së Berishës; se kam kritikuar Berishën dhe politikat e tij, atëherë kur ishte në pushtet, dhe nuk merrem tani që shfaqet vetëm në Facebook, si shenjë racionaliteti; se në Shqipëri është histori e vjetër që mendimin ndryshe, punonjës propagande si Stefani kanë dashur gjithmonë ta zhvlerësojnë me skenarë agjenturash; se nuk di si ta klasifikoj: si të lig kur aludon ndaj gjesteve fisnike si ai i dorëheqjes, apo mendjeshkurtër; dhe se e majta shqiptare më dhimbset më shumë nga sa ju dhimbset shumë emrave që karron e saj e kanë marrë me qira deri sa t’i nxjerrin fundin.

Dhe e fundmja në radhitje, por e para nga rëndësia, Agolli nuk e ka mirëkuptuar, por thjesht i ka hapur rrugë. Ka punë me historinë.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama