Te bukura ne diten me te bukur

Te bukura ne diten me te bukur
Dita e martesës është pa dyshim një nga çastet më të rëndësishëm dhe plot emocione në jetë. Elegante ose sportive, klasike ose e modës, festa do që nusja të jetë rrezellitëse dhe e shkëlqyer. Duhet të jesh më e bukura në mënyrë absolute, është momenti yt dhe të jesh protagonistja e vetme, është një e drejtë e jotja. Le të shohim bashkë se si të përgatitni fytyrën dhe si duhet të jetë tualeti për këtë rast të veçantë. Lëkurë përsosmërisht e pastruar, e tonifikuar dhe e hidratuar. Për të shmangur shkëlqimin e tepruar, është mirë që të përdorni një hidratues pa vajëra. Një ose dy orë para tualetit, bëni një maskë rehidratuese që t’i japë ngjyrë të shëndetshme fytyrës dhe ta shtendosë atë. Ji vetvetja, në lartësinë tënde; tualeti duhet të jetë i freskët, i rafinuar dhe i bërë deri në detajet më të imëta. Është shumë i rëndësishëm tualeti bazë: korrektor dhe fondotintë – këto janë sekretet për një lëkurë dhe ngjyrë të njëtrajtshme të fytyrës dhe të lëmuar. Një pudër e tejdukshme që të japë dritë ose që ta fshehë atë, do ta plotësonte këtë tualet të fillimit. Sytë duhet të ndriçohen me anë të një toni të çelur me nuanca të natyrshme.

Peneli dhe lapsi duhet të intensifikojnë vështrimin, por pa e rënduar atë. Rimeli duhet përdorur sidomos në qerpikët e sipërm. (Për të shmangur lotët dhe vijat e zeza në fytyrë, do të ishte më mirë të zgjidhnit një rimel kundër ujit). Buzët duhet të jenë të natyrshme, por të ndritshme; shmangni ngjyrat jashtëzakonisht të zbehta (në fotografi do të duken si të shpëlara) ose tepër të forta (ngjyrat e forta mund të ndryshojnë shprehjen e fytyrës). Buzët e një nuseje duhet të jenë joshëse dhe të ruajnë një freski natyrale. Shmangni produktet me nuanca perle (të shpërqendrojnë). Mos harroni se sa më opake të jetë pamja, aq më të mira do të dalin fotografitë. Toni i mollëzave duhet t’i ndriçojë ato dhe t’i dhurojë një pamje të shëndetshme fytyrës.


IkubInfo

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama