Më 1998-n, ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur studimet universitare, dhe në vitet e fundit, ka filluar të ndjekë karrierë si artiste. Ajo ka mbaruar kurs aktrimi tek shkolla prestigjoze "Stella Adler School of Acting" në Neë York City dhe vazhdon të përparojë me karrierën e saj të aktrimit dhe modelimit.Laureta ka marrë pjesë në produksione si "Shadow Kill" dhe "Stars Wars". Ajo ka marrë pjesë edhe në projekte të tjera, si modelim në disa reklamime nacionale dhe video promovuese.Santa Baby është kënga e saj më e re, e ndjerrë për fansat e saj këto ditë festash të fundvitit.
Emri yt siç është i shkruar në certifikatë?
Laureta Meçi(mbiemri Meçi është Ç, shkronja e 4-t e alfabetit).
Nofkë?
Loli! Më thërrasin gjithë farefisi dhe familja.
Numri i qirinjve që fryve datëlindjen e kaluar?
31
Vendbanimi?
Long Island, New york
Profesioni?
Aktore/këngëtare
Kafshët?
Luani
Muzika e preferuar?
Muzika popullore shqiptare ose hip hop e huaj.
Produktet e importuara që konsumoni më shumë?
Kafenë dhe vajin e ullirit.
Vendi ku ndjeheni më mirë në Tiranë?
Ndihem më mirë në vendlindjen time ... në Kuçovë.
Picë apo byrek?
Byrek.
Sa palë këpucë keni në dollapin tuaj dhe sa palë nga ato vishni aktualisht?
Si kam numëruar ndonjëherë ... por kur u bie radha, i vesh.
Kur ishit e vogël çfarë ëndërronit të bëheshit?
Këngëtare, si Parashqevi Simaku!
Pjesa më e mirë e ditës?
Mëngjesi.
Sa gjuhë të huaja flisni?
Anglisht, greqisht dhe pak italisht.
Një fjalë që ju trazon gjendjen shpirtërore?
Fjala vdekje.
Sa herë e keni dhënë testin e patentës?
2 herë.
Filmi i preferuar?
Përrallë nga e kaluara.
Po lexoni ndonjë gjë tani? Çfarë po lexoni?
Jo. S’më mbetet kohë në këto momente.
Parfumi i preferuar?
Angel by Thierry Mugler.
Një gjë pa të cilën nuk do të mund të jetonit?
Familjen time!
Do donit të ishit më shumë e zgjuar apo më shumë seksi?
Pse jo...të dyja
Cila është dhurata më e bukur që keni marrë ndonjëherë?
Kur lindi mbesa ime Viktoria. Ajo vetë është dhurata më e bukur deri tani.
Mbaroni fjalinë: Nëse do të kisha një milion dollarë……
Do të ndërtoja rrugën Zagorie- Gjirokastër.
PYETËSORI I PRUSTIT
“Suksesi im më i madh?
Ende nuk e kam arritur”
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Familja ime!
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Dielli dhe cicërimat e zogjve.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Guximi dhe besimi në vetvete.
Defekti juaj kryesor?
Nuk më del kollaj inati.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?
Ndaj gabimeve pa vetëdije!
Hera e fundit që u përlotët?
Dikush me dërgoi filmin vizatimor "2 gosti ", më solli shumë kujtime nga fëmijëria ime në Shqipëri!
Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Me Nënë Terezën, një simbol i vërtetë i zemërgjerësisë
Udhëtimi juaj i preferuar?
Disney World.
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Fisnikërinë.
Tek një grua?
Finesën.
Ngjyra juaj e preferuar?
Rozë.
Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Akoma po punoj për ta arritur.
Pija juaj e preferuar?
Kafeja.
Çfarë është ajo, për të cilën pendoheni më shumë?
Nuk pendohem kollaj. I suportoj mendimet, vendimet dhe veprimet e mia.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Padrejtësinë.
Cila është motoja juaj?
Gjithçka është e mundur nëse ke besim në vetvete.
Frika juaj më e madhe?
Vdekja.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Nuk me pëlqen ta mendoj këtë, po “tak e tak”.
Po të ndodhte të takonit zotin, çfarë do t\'i thoshit?
You\'re late!
Gazeta: Shekulli











