Lingerie-Si te ndihesh sa me sensuale ne festat e fundvitit

Lingerie-Si të ndihesh sa më sensuale në festat e fundvitit
Linzheria e bukur dhe joshëse na dhuron një ndjenjë femërore dhe seksi, edhe pse e kemi në kontakt të drejtpërdrejtë me lekurën. Asnjë femer nuk do të veshë kurrë një palë të brendshme “të palara”, poshtë një fustani mbrëmjeje, të zgjedhur me kujdes apo një pale recipeta pak intriguese, për të shkuar në festen e fund vitit. Dhe asnjë femër nuk do të shfaqet para mashkullit të ëndrrave me një linzheri, të dorës së dytë, apo me të brendshme, që nuk do t’i vishte as gjyshja. Dhuroi vetes një komplet të këndshëm në ngjyrë rozë ose të kuqe (shumë i përshtatshëm për festat e fundvitit), një këmishë në të kuqe të ndezur, një bust super seksi, të cilin mund ta përdorësh fare mirë edhe në pjesën e sipërme të veshjes për natën e Vitit të Ri apo Krishtlindjeve. Veçanërisht në periudhën e festave markat e linzherisë na habisin me propozimet më të të bukura e joshëse.

Zgjidhni ngjyrën e duhur

Zgjidheni me kujdes ngjyrën tuaj. Çdo ngjyrë jep një mesazh të ndryshëm: roza iu bën më të ndjeshëm, e zeza misterioze dhe femerore, e kuqja ka domethënien e pasionit dhe të gjërave të ndaluara. Eshtë një ngjyrë shumë seksi dhe shumë e përshatshme për festa. Nëse në ditët normale, nuk guxoni të përdorni të kuqen, atëherë është rasti më i përshtatshëm për të përdorur pak më shumë se zakonisht. Për t’u ndjerë në maksimum, femërore, të bukura dhe të dëshiruara.

Inteligjencë në pak centimetra

Të fshehësh difektet me linzherinë; nuk ke arritur ende të humbësh kilet e tepërta? Barku juaj nuk është aq i sheshtë siç do të doje? Ke zbuluar se ke jastëkët e dashurisë? Mjafton të zgjidhni me inteligjencë të brendshmet tuaja dhe problemi zgjidhet

Nëse keni shumë gjoks...

Zgjidh një palë reçipeta me copë të fortë, në mëyrë që të mabajë lart dhe në mënyrë kompakte gjoksin. Janë shumë të përshtashme reçipetat me model sportiv me material pambuku elastike. Përveçse mbajnë gjoksin edhe kurrizin. Për këtë rast mund të shkojnë dhe reçipetat ‘ballkon’ edhe pse shpesh nuk janë shumë të rehatshme për t’u mbajtur. Në fund vlen gjithnjë thënia: sa më pak të qepura ka reçipeta, aq më mirë do të duket poshtë këmishave apo bluzave të holla. Në veçanti këshillohen reçipetat e pagëzuar me emrin ‘memory’, të cilat arrijnë të memorizojnë formën dhe përmasat e gjoksit tuaj dhe vijnë uniformë pas trupit.

Nëse keni gjoks të vogël...

Përdor reçipeta me kupa të theksuara për t’u dukur më i plotë (dhe për t’u ndjerë më seksi). Janë të preferueshme reçipetat me modele të vogla dhe të hapura që tregojnë format (e pakta) që ke. Për të qenë super joshëse mund të zgjedhësh një palë reçipeta push-up me mbushje, të cilat kanë filluar të jenë gjithnjë e më natyrale: me ujë, me vaj, me ajër. Madje ato bejnë të mundur dhe ndryshimin e volumit të kupave (mjafton të vednosësh tubin në valvulën e kupës dhe ta frysh), ideale për ato që kanë njërin gjoks më të vogel se tjetrin.


Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama