Refugjati sirian Hajdeni ne Shqiperi ka pune dhe leke

Refugjati sirian: Hajdeni ne Shqiperi, ka pune dhe leke

Ndërkohë që qeveria po u thotë përditë shqiptarëve se vendit nuk i mungojnë mundësitë dhe vendet e punës, ja ku vjen historia e një sirani, që ka pushtuar mediat gjermane.

Samer Darwish është shumë krenar, shkruan ARD.

“Ai lëviz me një Mercedes, një Mercedes i përdorur është simbol i rëndësishëm i statusit në Shqipëri. Më pas siriani 35-vjeçar, i veshur mirë, na tregon zyrat qendrore të firmës së tij”.

Sipas ARD, siriani merret me biznesin e rrobave të përdorura. Deri më tani ka hapur katër dyqane në Tiranë dhe shpreson të hapë të tjera në rrethe. I larguar nga Alepo, siriani që punon prej katër muajsh në Tiranë thotë se këtu fitohet para.

“Madje fitohet mirë,” shton ai.

“Nuk ka qenë e vështirë të hapje një biznes këtu, për shkak se Shqipëria u ofron kushte të mira investitorëve të huaj, i fton për të investuar dhe ua heq pengesat burokratike. Mbi të gjitha, këtu ka mjaftueshëm punë dhe lekë”.

Fatjoni, një 26-vjeçar që punon për sirianin, shton: “Punoj prej 1 dhjetorit këtu. Ndjehem shumë mirë. Puna është e mirë, çmimet tona janë më të ulëta se të dyqaneve të tjera. Jemi krenarë për shefin tonë”.

Kurse vetë siriani shton: “Tirana është shumë e mirë. Shqiptarët janë të mirë. Puna ecën mirë dhe unë do qëndroj në Shqipëri. U bëj thirrje edhe të tjerëve të investojnë këtu. Siç e thashë më parë, këtu ka punë dhe lekë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama