Sot eshte Blu Monday dita me e trishtuar e vitit Ja si ta kaloni

Sot eshte Blu Monday, dita me e trishtuar e vitit: Ja si ta kaloni

Viti 2016 thuhet se do të rezervojë shumë surpriza të këqija, por nga 366 ditët, sot pritet që të jetë dita më e keqe. Në fakt sot, e ashtuquajtura “Blue Monday” “e hëna blu”, është dita më e trishtuar e vitit. Për të mbështetur këtë tezë është një ekuacion i diskutueshëm, llogaritur nga matematikanët dhe psikologët në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët besojnë pak, por në botën anglisht-folëse, e hëna e tretë e janarit është bërë një ditë e rëndësishme për t’u theksuar në kalendar.  Ekuacioni, i zhvilluar një dekadë më parë nga psikologu Cliff Arnall, në atë kohë mësues në Universitetin e Cardiff, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e Krishtlindjeve zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për tu përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë. Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”. “Ushqimi në sasi të madh, mund të ndihmojë njerëzit që të kapërcejnë ditën më të trishtuar të vitit, por edhe në këtë pikë nuk duhet tepruar”, shprehet Alison Clark, BDA-së.  Ky i fundit këshillon që njerëzit të evitojnë kafeinën, pijet energjike dhe të  konsumojnë vetëm ushqime me vlera, për t’i sjellë pak gëzim kësaj dite.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama