Ilacin qe shqiptari ua shet te semureve per 750 dollare amerikanet e shesin per 1 dollar

Ilacin qe shqiptari ua shet te semureve per 750 dollare, amerikanet e shesin per 1 dollar

Një prodhues i barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pohon se ka prodhuar një version të barit Daraprim, të cilin e prodhon shqiptari Martin Shkreli. Ky bar shërben kundër SIDA-s dhe kancerit, por shqiptari Shkreli është duke e shitur këtë ilaç për 750 dollarë për një pilulë të vetme. Ndërsa është raportuar se një prodhues i barnave do ta shesë këtë bar për vetëm 1 dollar, raporton Reuters.

Muaj më parë multimilioneri Martin Shkreli bleu monopolin e ilaçit kundër SIDA-s dhe kancerit kurse brenda ditës rriti çmimin e tij nga 13 në 750 dollarë, duke shkaktuar pakënaqësi në Amerikë.

Kompania farmaceutike me bazë në San Diego, “Imprimis Pharmaceuticals Inc” ka pohuar  se ka prodhuar një version të ngjashëm të ilaçit, por për dallim nga bari që prodhon shqiptari, ky duhet të blihet me udhëzim të mjekut.

Kompania muajin e kaluar e nevrikosi tepër Clinton-in kur u raportua se çmimi i barit Daraprim, një bar 62 vjeç për infeksione të rrezikshme parazitare, shkoni në 750 dollarë për një tabletë nga 13.50 sa ishte më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama