Digjet me benzine makina e Kranar Ahmetit

Digjet me benzinë makina e Kranar Ahmetit
I vihet flaka makinës së Shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës. Policia konfirmoi se zjarrvënia, e cila ndodhi në mes të ditës, ishte e qëllimshme dhe është kryer me benzinë. Në adresë të Krenar Ahmetit ka pasur shpesh anskesa nga qytetarë të ndryshëm të cilët e akuzojnë për ushtrim dhune. Policia nis hetimet për të zbardhur autorët. Persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së shefit të Qarkullimit Rrugor, Krenar Ahmeti. Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në lagjen “Mihal Grameno”. Një grup hetimor ka shkuar në vendgjarje dhe po heton ngjarjen. Policia tha se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe është kryer me benzinë. Makina në pronësi të Shefit të Qarkullimit ishte tip Wolksëagen Passat. Në adresë të Krenar Ahmetit ka pasur shpesh anskesa nga qytetarë të ndryshëm të cilët e akuzojnë për ushtrim dhune. Si objekt i raportimit mediatik kanë depërtuar vetëm rastet më flagrante, por dhjetëra raste të tjera që ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve kanë mbetur të paraportuara në publik.


BalkanWeb

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama