Cila eshte veshja e preferuar e sezonit?

Cila është veshja e preferuar e sezonit?
Palltot të mbrojnë nga i ftohti, por mbi të gjitha janë të përshtatshme për çdo rast, elegante dhe të plota. Ato mund të kombinohen me aksesorë, që çdo herë i japin një pamje ndryshe, me këpucë me qafa, skarpina, çanta dhe doreza. Të gjitha këto i japin femrës një pamje më ekstravagante. "Max Mara" u ka kushtuar një pjesë të rëndësishme të koleksionit për dimrin në vazhdim palltove treçerekëshe. Madje ai ka çelur edhe një ekspozitë në Berlin e quajtur "COATS!"

Deri në fund të tetorit të vitit 2008, në një forum të "Staatliche Museen" janë regjistruar litografi, stampa dhe kapele rreth 1500 copë që nga mbarimi i luftës, të ardhura nga koleksioni "Lipperheideschen Kostumbibliothek" i Berlinit, përtej atyre skemave të panjohura të stilistëve, të cilët kanë bashkëpunuar me "Maison", duke festuar këtë pjesë të rëndësishme të modës, nëpërmjet karrierës së saj të gjatë... në trupin e grave, shumica prej të cilave janë shumë të bukura dhe të famshme. Në fakt, mjaft interesante është lidhja e modës me kinemanë. Në vitin 1928, e prera "trench" u përdor nga e paharrueshmja Greta Garbo në vitet ‘20, në kultin e "Movie Destino".

E rigjejmë sërish në vitin ‘45 te tërheqësja Lauren Bacall, në filmin "Agjente konfidenciale". Madhështore dhe magjepsëse, si ato që janë edhe në këtë kohë. Më pas është radha e stilit mashkullor, shumë shkurt, që evidenton të gjitha format e veshjes, që nga Marilyn Monroe te Katherine Hepburn. Në vitin 1957, "Max Mara" e personalizon në jakën e një peliçeje. Në vitin 1966 ajo hyn në gardërobën e "Deneuve". Ndërkohë, vitet ‘80-‘90 e rigjejnë maksimalisht në trupin shumë tërheqës të Carla Bruni-t.

Sot stilistët dhe këshilltarët e modës e ripropozojnë në të gjitha shijet.

Por, mbi të gjitha, shumë të gjata dhe me masa mjaft të mëdha. Nga Lagerfeld te Carolina Herrera dhe Alberta Ferretti, gjatësia e veshjeve të sipërme dhe centimetrat e takave janë në proporcion të drejtë. Nëse rritet njëri, duhet domosdoshmërish që edhe tjetri të rritet, si pasojë e nevojshme për të mos u zhytur brenda.

Marc Jacobs, Luella dhe Michael Kors sjellin diçka të veçantë për sezonin që po kalojmë: pallto që anojnë në gri dhe lejla, e gjatë deri te gjunjët, me një rrip të trashë në mes, që e bën pamjen më klasike dhe tërheqëse. Gjithashtu palltot vijnë edhe në stilin ushtarak, të tipit të Luftës së Dytë Botërore, si për Michael Kors, që propozon një kapotë pak më të shkurtër, për një pamje sa më të re dhe të rastësishme.

Shumë njerëz kërkojnë që të nënvijëzojnë vlerën e shtrenjtë të veshjeve dhe zgjedhin ngjyrat e ngrohta e të thella, si në të purpurt, flori dhe bronz. Bluja dhe jeshilja, për atmosfera përrallore. Roberto Cavalli është fiksuar më shumë pas luksit të shfrenuar dhe propozon një pallto të jashtëzakonshme brokadë me peliçe, kur pika kyçe e shikimit është te një rrip me fije ari. "Blugirl" propozon një kapotë të shkurtër damasku, shumë elegante, me ngjyra interesante, që anon më shumë tek e kuqja antike, e cila vishet me geta deri te gjunjët. Brokada nuk mungon edhe në koleksionin e propozuar nga Etro, që i ka dhënë jetë një kapote në ngjyrat rozë dhe "bordeaux". Dhe në fund, Antonio Marras propozon një kapotë të gjatë me reflekset e grisë, të cilat mbyllen me një rrip në ngjyrë argjendi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama