Shkëlzen Gashi largohet nga Bazeli. Madje sulmuesi i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të largohet dhe nga Europa pasi ka parë Amerikën si vendin ku do të vazhdojë karrierën e tij.
28-vjeçari ka arritur akordin me “Kolorado Rapids” dhe tashmë mund të quhet zyrtarisht futbollisti më i ri i këtij ekipi.
Lajmin e konfirmon e përditshmja zvicerane “Blick.ch”, që e quan të mbyllur këtë transferim.
Tashmë futbollisti i Kombëtares Kuqezi, do të luajë në MLS, ku luajnë edhe yje të klasit botëror si Pirlo, Lampard, Kaka edhe shumë të tjerë.