Zbardhet krimi ne familje/ Viktima Artur Kurti kishte lidhje me nje 25 vjecare

Zbardhet krimi ne familje/ Viktima Artur Kurti kishte lidhje me nje 25 vjecare

Sherri për divorcin dhe dhuna që 50-vjeçari Artur Kurti, kishte ushtruar ndaj gruas së tij, duket se ishte shkaku i vrasjes së mbrëmshme në ish-Bllok. Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se 50-vjeçari Artur Kurti shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht gruan dhe djalin e tij. Mësohet se ka qenë gruaja ajo që ka kërkuar divorcin dhe 50-vjeçari kishte nisur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare, e cila thuhet se është shtatzënë.

Ngjarja

Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, kishte thirrur mbrëmjen e djeshme të vëllain, Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgen Kurtin, të cilëve u kishte treguar se ishte dhunuar të shtunën nga i shoqi. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi i shoqi, Artur Kurti, kishte shkuar në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe e kishte rrahur. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Vëllai i Shpresës doli para dhe u plagos, më pas aty ndërhyri Jurgeni, dhe gjatë përleshjes 50-vjeçari Artur Kurti mbeti i vdekur.

Pas ngjarjes, Shpresa Kurti, është vënë nën efektin e qetësuesve. Ajo ka kërkuar që pranë saj të ketë vetëm të birin për ta vërtetuar që ai nuk kishte vdekur. Ky fakt bëhet me dije për “GSH” nga hetuesit e ngjarjes, të cilët kishin mundur të shkëmbenin vetëm disa fjalë me gruan.

“Dua të shoh djalin tim. Më sillni djalin ta shoh këtu që ta besoj që ai nuk ma ka vrarë”. Kështu u është drejtuar gruaja oficerëve të policisë, e ndërsa më pas është vënë nën efektin e qetësuesve.

Mësohet se policia ka arrestuar djalin e viktimës Jurgen Kurtin dhe kunatin e tij Leonard Ristani, të cilët mësohet se kanë pranuar të dy krimin. Burime për “News24” bëjnë të ditur se 23-vjeçari Jurgen Kurti është në gjendje shoku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama