Me Greqine nuk negociojme interesin kombetar e as qe e pyesim ke te bejme nenkryetar

Me Greqine nuk negociojme interesin kombetar e as qe e pyesim ke te bejme nenkryetar

I pyetur nga gazetarët për çështjen e paktit detar me Greqinë, Kryeministri Rama edhe një herë nënvizoi se nuk do të negociojmë me interesin kombëtar, e përpos kësaj, ai e cilësoi si të paimagjinueshme ndërhyrjen e Athinës për Idrizin.

 

“Për Greqinë kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. Unë e kam uruar Tsipras, e kam ftuar për një vizitë në Tiranë. Do të isha i lumtur të vizitoja Athinën dhe nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye në botë që as Athina dhe as qarqe mendimtarësh ose politikanësh në Tiranë, të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga Greqia bazuar në praktikat rutinore të diplomacisë dhe të drejtën ndërkombëtare, informacion për kërkimet në det. 

 

Nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje të interesit kombëtar dhe interes dy palësh, çështjen e kufirit detar. Duam të vijojmë bashkëpunimin e nisur edhe në të shkuar. Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me qeverinë e Samaras. Kemi zgjidhur problemin e toponimeve dhe kemi mbajtur hapur kanalin e dialogut për detin. Nuk kemi ndërmend të negociojmë, ta negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë. Jemi zotuar për një politikë të jashtme me zero probleme me fqinjët", u shpreh Rama në fjalën e tij.

 

Nderkaq, një tjetër çështje thelbësore kishte të bënte me emrin e nënkryetarit të Parlamentit dhe zhurma që është krijuar këto ditë nga Greqia. Rama nuk e ka lënë me kaq, por ka dhënë sqarimet e duhura, madje duke e cilësuar si një problem thjeshtë artificial. 

 

"Përsa i përket çështjes që lidhet në zgjedhjen e nenkryetarit të parlamentit, ashtu si ne nuk e imagjinojmë ti tregojmë Athinës kë duhet të zgjedhë në krye të parlamentit apo nënparlamentit, apo kë do përfshijë në qeverinë sovrane, ashtu nuk e imagjinojmë që të na tregojë Athina apo ndonjë kryeqytet tjetër sesi duhet të veprojë parlamenti i zgjedhur nga populli. Kjo është e qartë për ne, duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky është një problem artificial", tha më tej ai. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama