Kisha Ortodokse sulmon Ramen Pafytyresia nuk ka kufi

Kisha Ortodokse sulmon Ramen: Pafytyresia nuk ka kufi

Konflikti i nisur për Kishën e Dhërmisë ka shqetësuar jo vetëm krerët e kësaj kishe dhe qeverinë shqiptare, por edhe atë greke të cilët kërcënuan me integrimin në BE. Sot ka reaguar edhe zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, i cili i cilëson si pafytyrësi veprimet e qeverisë shqiptare.

Ja çfarë shkruan ai:

Pafytyresia nuk ka kufi.

Kur e pane se historia me monumente nuk u piu uje dhe nuk ia dolen ta prishnin kishen, tani kane sajuar nje kerkese te inspektoriatit vendor te Himares, drejtuar atij qendror per te prishur nje ndertim pa leje ne Dhermi.

Pra kisha e ndertuar ne vitin 1992, vendi i shenjte ku falen prej 23 vjetesh besimtaret, qenka ndertim pa leje, ndersa ndertimet skandaloze buze detit, qe kane shkaterruar natyren qenkan te rregullta?!


Gjithe Bashkia Himare ka mbase me shume se 1 mije ndertime pa leje, nga te cilat me siguri disa qindra buze te detit dhe ndertimi problematik qenka vendi i shenjte maje kodres?!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama